Lubonja: O Baton s’po të kuptoj, vetëm ti je te ndryshimi i kufijve se as Thaçi s’guxon ta thotë!

0
105

Analistët Fatos Lubonja dhe Baton Haxhiu kanë debatuar në emisionin “Real Story”, në News24, për politikën kosovare dhe kryesisht për idenë e ndryshimit të kufijve.

Teksa Haxhia u ndal te ndryshimi i kufijve, duke thënë se ishte ide e disa partive politike të Kosovës, që hynë në Parlament për ta djegur atë, dhe me këtë forcuan Aleksandër Vuçiç të Serbisë, analisti Lubonja i ndërhyri, duke i thënë se nuk është i qartë në atë që thotë, ndërsa shtoi se as vetë Presidenti Hashim Thaçi nuk ka guxuar ta përmendë ndryshimin e kufijve.

Pjesë nga debati:

Lubonja: Ti thua që erdhi ndryshimi i kufijve, sepse ju nuk donit të ndryshonte kufiri i Malit të Zi.
Haxhiu: Njerëzit hynë në Parlamentin e Kosovës me djegë Parlamentit për të mos arritur dy çështje, asosacionin, demarkacionin.
Lubonja: Ti thua që ishte gabim ajo. Ti thua që duhen ndryshuar edhe kufijtë se do Amerika.
Haxhiu: Jo, pse kemi ardhur te ndryshimi i kufijve Fatos, erdhëm për shkak të disa partive politike në Kosovë, si VV, etj. Logjika e VV është se çdo marrëveshje që bëj unë është e mirë dhe çdo marrëveshje që bëjnë tjerët është e keqe. Teksa ky bën luftë të brendshme, Vuçiç ngre ekonominë, forcon marrëdhëniet me Amerikën.
Lubonja: Ore vetëm ti je te ndryshimi i kufijve, se dhe Thaçi vetë nuk guxon ta thotë. Thaçi ka qenë kundër ndryshimit të kufijve.

Haxhiu: I kanë vënë vijën e kuqe të kaluarës.

Lubonja: Jo mo jo, po Evropa pse është kundër ndryshimit të kufijve.
Haxhia: Gjermania ka ardhur dhe ka thënë që ne bëjmë autonominë e serbëve në veri.
Lubonja: Unë nuk po të kuptoj. Ti nuk përmend korrupsionin, e gjëra të tjera. Ti po thua që rezistenca e VV, AAK, e disa të tjerëve për të mos lëshuar një copë tokë të Malit të Zi në atë korrigjim, Vuçiç është fuqizuar. Duke më shpjeguar kaosin shqiptar, ti më thua se kjo ka sjellë ndryshimin e kufijve. Nuk e di a jam i qartë.
Haxhia: Jo s’je i qartë. Ideja e ndryshimit të kufijve është argument e konfliktit shqipar.
Lubonja: Ti s’po e shpjegon këtë, nuk po e argumenton. E kuptoj deri aty që duke u dobësuar Shqipëria, forcohet Vuçiç, por ma shpjego më tej ti.
Haxhia: Unë po të them esencën, ne kemi humbur 6-7 vite.
Lubonja: Teza jote është që ‘meqë këto janë të pafuqishëm, po i marr unë?’ Se s’po të kuptoj.
Haxhia: Pas luftës qëllimi ka qenë me ndërtuar kombin kosovar. Kjo nuk arrit, sepse nuk deshën politikanët. Kjo është esenca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here