Gazetari për Budinën: Mjeku nuk e thotë kot, je i infektuar. Kapexhiu-Mingës: Ti je me shiringa nga pronari

0
114

I ftuar në emisionin ”360 gradë” në ”RTV Ora” nga gazetari Artur Zheji, regjisori Edmond Budina tha se i është komunikuar vetëm me anë të një telefonate se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Edmond Budina: ”Nuk kam asnjë copë letër. Vetëm një telefonatë që je pozitiv. Kaq, asgjë tjetër. Ishte numri i epidemiologes. Absolutisht asgjë e shkrojtur. Vetëm një telefonatë.”

Gazetari Denis Minga, tha se mjeku nuk ia ka thënë kot sepse mban përgjegjësi.

Denis Minga: ”Mjeku nuk e thotë kot, je i infektuar. Mban përgjegjësi mjeku.”

Regjisori Bujar Kapexhiu iu kthye Mingës duke i thënë së është me shiringa nga pronari i tij.

Bujar Kapexhiu: ”Ti je me shiringa nga pronari yt!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here