Berisha ‘këshillon’ Ramën: Jep dorëheqjen! Shmang përplasjet

0
132

I ftuar në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ish kryeministri Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Është e jashtëzakonshme. Në dimrin e vitit 2002 nga po ky komision ishin të ftuar qeveria dhe opozita. Kishte ndodh kjo vetëm në vitin 1993 me komandatin Ahmed Masud. Tani gjykimin e bën pa palë dhe lëshuan verdiktin, deklaratat. Ata i marrin të mirëfillta ato që kanë thanë aty. Kësaj rradhe është një gjykim pa apel. Nuk i dhanë mundësi mbrojtje siç ia dhanë Fatos Nanos që ishte aty i pranishëm.

Përsëri narkoshteti. Deklarata e David Lega se qeveria tregohet më e ashpër me gazetarët dhe e butë me trafikantët, tregon gjithçka. 

Të themi të vërtetën: nëse Rama do të kishte një nonagram shqiptari ai nesër duhet të japë dorëheqjen”, u shpreh Berisha.

“Rama ka vetëm një rrugë, për të shmangur një përplasje, të japë dorëheqjen”, shtoi ish kryeministri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here