Shënohet viktima e 44-t nga koronavirusi në Shqipëri…

0
109

Një pacient i prekur nga COVID-19 nga humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit te spitali Infektiv.

Viktima është një pacient 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, i cili nuk ka arritur dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv.

Pas këtij rasti, numri në total i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 44.

Për 24 orët e fundit autoritet e shëndetësisë raportuan 71 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total numrin e të infektuarëve në 1962 persona.

Prej tyre janë shëruar gjithsej 1134 pacientë dhe aktualisht pozitiv me COVID-19 janë 784 persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here