Aurela Gaçe fiton ‘Netët e Klipit Shqiptar’: Është meritë e një ekipi të madh…

0
129

Artistja e njohur e publikut shqiptar, Aurela Gaçe ka fituar edicionin e 17-të festivalit ‘Netët e Klipit Shqiptar’, i cili u mbajt në Ulqin mbrëmjen e kaluar.

Gaçe arriti të rrëmbente trofeun e madh me projektin e saj ‘Veten Dua Gjallë’, i cili u publikua në muajin shkurt të këtij viti.

Vetë Aurela tregoi emocionet e një momenti të tillë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke falenderuar edhe të gjithë bashkëpuntorët e saj.

“Mbrëmë u zhvillua edicioni i 17-të i ‘Netëve të Klipit Shqiptar’. Klipi i këngës ‘Veten dua gjallë’ mori çmimin e madh në të gjithë komponentët. Sigurisht këtu është meritë e një ekipi të madh që punon për të sjellë copëza jete në formën e mini-filmit”, ka shkruar Aurela krah postimit ku nuk ka hezituar të përmendë të gjithë bashkëpuntorët të cilët kanë kryer punën e tyre në këtë projekt.

Në këtë postim nuk kanë munguar urimet e shumta nga ndjekësit e Aurelës, të cilët kanë pohuar se këngëtarja e meritonte maksimalisht këtë çmim./revistawho

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here