Më shumë inceneratore se mbetje, kostoja për tre inceneratorët në vend shkon 178 milionë euro, marrin para nga buxheti pa nisur ende punën

0
337

Menaxhimi i integruar i mbetjeve vazhdon të jetë sfida e Shqipërisë, jo vetëm për shkak të sasisë së mbetjeve në vend, por edhe falimentimi i kompanive të riciklimit dhe favorizimi me 178 milion euro të 3 inceneratorëve në vendin tonë.

Aktualisht, Inceneratori i Elbasanit e mbyll afatin e koncesionit dhe në fund të vitit 2021 do ti dorëzohet bashkisë dhe në 30 vite koncesion ka prodhuar 8751 wat dhe ka punuar mbi 14 mijë orë pune.

Ndërsa sasia e mbetjeve që digjet në një ditë, është nën kapacitetin e inceneratorit, ndërkohë që plehrat që vijnë në të janë Elbasan, Cërrik, Librazhd dhe Peqin, ndërsa Gramshi, Peqini dhe Përrenjasi, nuk depozitojnë edhe pse janë pjesë e skemës. Arsyeja është distanca e largët.

Nga ana tjetër për inceneratorin e Elbasanit ende nuk ka një dokument që sasia e prodhuar e energjisë të ketë kaluar në rrjetin e shpërndarjes, pavarësisht se është bërë deklarim se është hedhur në treg.

Ndërsa një pamje krejt tjetër shfaq inceneratori i Fierit i cili pritet të fillojë punë së shpejti. Në kushtet ku projekti është kundërshtuar nga banorët dhe ka ende paqartësi në sasinë e mbetjeve që do të digjen dhe në sasinë e energjisë që pritet të prodhohet dhe që thuhet se do të jetë, 3.8 mega wat.
Incenerimi është në kundërshtim edhe me strategjinë e menaxhimit të mbetjeve dhe se është në kundërshtim me direktivat e bashkimit evropian. Për këtë gjatë vitit 2018 dhe 2019, Fax News ka sjellë edhe intervistat e investitorëve në kompani riciklimi, ku përveçse rrezikohet falimentimi i industrisë, nuk zbatohet edhe protokolli i menaxhimit.

Nga ana tjetër ekspertet shprehen se ndërtimi i inceneratorëve është bërë mbi baza të pa vërteta për sasinë e mbetjeve.

Dhe sikur të mos mjaftojnë dy inceneratorë një në përfundim të koncesionit dhe tjetri që pritet të fillojë nga puna, janë hedhur themelet e inceneratorit të ri dhe më të madhit, atij të Tiranës. Ku edhe në këtë rast dyshimet nuk janë vetëm për mashtrim me të dhënat e sasisë së mbetjes, por edhe me monopolizimin e gjithë industrisë.

Ndërsa vlera e koncensioneve , e publikuar në media është 178 milion euro. Ndërsa Open Data ka bërë edhe një pasqyrim të plotë të PPP-së.

Tarifa konçesionare do të përbëhet nga sasia e barabartë me 2.1% të sasisë së prodhuar nga konçesionari të energjisë elektrike nga Impianti i Përpunimit të Mbetjeve.

Çmimi për ton për mbetje urbane është i barabartë me 29 euro/ton mbetje pa TVSH, çmim i cili do të paguhet mbi baza mujore nga njësitë vendore të qarkut Tiranë në favor të konçesionarit. Çmimi do të jetë subjekt rishikimi çdo 12 muaj. Në çdo rast, çmimi/ton mbetje, pavarësisht inflacionit nuk do të jetë poshtë shifrës 29 euro/ton mbetje urbane.

Integrated Energy BV SPV është një shoqëri konçesionare e krijuar për zbatimin e kontratës së konçesionit të formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit, në përfundim të Kontratës së Konçesionit), datë 31.08.2017, ndërmjet shoqërisë Integrated Energy BV dhe Ministrisë së Mjedisit, për financimin, projektimin, rehabilitimin, ndërtimin, vënien në punë, administrimin, operimin, dhe mirëmbajtjen e veprave plotësuese për mbetjet e qarkut Tiranë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike për periudhën e konçesionit, si dhe transferimin e tij në përfundim të kontratës tek autoriteti kontraktues.

Zona e propozuar për ndërtimin e impiantit të ri të MNU-ve dhe venddepozitimit do të shtrihet në jug dhe lindje të zonës së venddepozitimit ekzistues të qytetit të Tiranës.

Më datë 7 dhjetor 2016, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 25, të ligjit nr.125/2013, “Për konçesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e bonusit prej 8 (tetë) % të pikëve, që i jepet shoqërisë “Integrated Energy B.V.”, sh.p.k., për rezultatin teknik dhe financiar në proçedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me konçesion të ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese të Tiranës.

Më datë 20.04.2017 është bërë shpallja e njoftimit për dhënien me konçesion të ndërtimit të Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese Tiranë. Më datë 12.06.2017 u mbajt proçedura konkurruese e konçesionit, në të cilën kanë qenë pjesëmarrës operatorë ekonomikë me ofertat përkatëse:

Shoqëria “”Integrated Energy B.V.”” Vlera 128 248 330 (njëqind e njëzetë e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë) Euro pa T.V.Sh, ose 17 139 106 821 (shtatëmbëdhjetë milliard e njëqind e tridhjetë e nëntë milion e njëqind e gjashtë mijë e tetëqind e njëzetë e një) lekë pa T.V.Sh

Më datë 17.08.2017, Ministria e Mjedisit ka njoftuar shpalljen e fituesit të konçesionit duke lajmëruar se oferta e paraqitur më datë 12.06.2017 nga shoqëria “”Integrated Energy B.V.”” për Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit dhe Rehabilitimi i Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë është pranuar.

FAX NEWS

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here