Transporti Publik: Nuk nisim aktivitetin të hënën pa u plotësuar kushtet tona…

0
109

Përfaqësues të Transportit Publik kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, atëherë nuk do të nisin punën.

Përfaqësues të Transportit Publik zhvilluan një protestë sot në kryeqytet, për të kërkuar edhe njëherë plotësimin e 4 kërkesave që i kanë kumtuar më herët.

Ata mohuan nisjen e punës ditën e Hënë të javës së ardhshme, siç njoftuan autoritetet shëndetësore, pa plotësimin e kërkesave.

Kërkesat e Transportit Publik

  • Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë;
  • Heqja e akcisës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë;
  • Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit;
  • Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here