Standard.al

“Opozita e qytetarët janë një sepse Rama është problem për kombin”/ Balliu: Si më erdhi policia në shtëpi për mbylljen e hetimeve për protestën…

0

Ish deputeti Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” ka treguar se sot në orën 7 të mëngjesit, policia i ka shkuar në shtëpi.

Policia ka ardhur tek shtëpia ime rreth orës 07:00 pa asnjë arsye ligjore për të ardhur tek banesa. Unë kam një precedent për protestë e më duhet të shkoj në gjyq e kam punë vetëm me ligjin, e s’kam lidhje fare me policinë. Policia erdhi në shtëpinë time për presion. Më thanë “hajde te rajoni numër 6” e më thanë se duhet të firmos mbylljen e hetimeve Këtë gjë duhet ta bëjë Prokuroria e jo policia. Ky është presion politik. Jo vetëm ndaj meje, por këtë gjë e kanë bërë edhe me qytetarët”, tha Balliu..

Sot opozita e qytetarët jane një sepse Edi Rama është problem për kombin, për shoqërinë tonë. Rama nuk njeh gjuhë tjetër përpos gjuhës së forcës. Aq më tepër kjo ka qenë një polici e përfshirë në kanabizimin e vendit shumë e inkriminuar. Ishte një përfaqësues policie i zonës ku jetoj, një përfaqësues i zonës 6. Unë nuk e kam me policin. Ai ishte urdhër direkt i Ramës. Këtu nuk ka hierarki, këtu është vetëm Rama i Surrelit. Nuk shkova, por thashë do të vij të hënën për çështje tjetër. Më thanë është prokurori te komisariati dhe u habita, sepse prokurori duhet të jetë në Prokurori jo në polici”, u shpreh Balliu.

Sot jemi 15 vjet pas nga ajo që kërkon BE. Janë 15 kushte dhe ne jemi po kaq vjet pas. Në lidhje me Reformën Zgjedhore, identifikimi biometrik bën të mundur që në një fshat me 200 persona mos të dalin 500 votues. Gjithsesi edhe me kaq vjedhja e votës nuk mbaron këtu. Ne po luftojmë për demokracinë në Shqipëri. ne si opozitë kemi rol vetëm në Reformën Zgjedhore, sepse në kushtet e tjera ne nuk mundemi të kemi rol.

Qytetarët janë sot në gjendje shumë të rëndë nga ana ekonomike. Këta që janë në pushtet vetëm tek qytetarët nuk e kanë mendjen. Njerëzit paguajnë taksa të larta. Taksat e Ramës duhen zhdukur fare. Edi Rama dhe njerëzit e tij duan vetëm të vjedhin. Rama është deputet i Vlorës e pikërisht aty ka më shumë krim e varfëri”, deklaroi Balliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.