“Po kryej këtë dënim për krim të pakryer…”/ Florjan Binaj rrëfen si e priti lajmin se ishte infektuar nga koronavirusi

0
102

Aktori i Portokallisë, Florjan Binaj, ka folur në “Open” pas daljes pozitiv në testin e Coronavirus. Ai tha se gjëndja e tij shëndetësore është shumë e mirë

“Jam shumë mirë, po kryej këtë dënim për krim të pakryer, arrest shtëpie, por nuk kam asnjë simptomë.

Bëra tamponin e famshëm, pa patur shenja, se javës që kaloi isha në plazh dhe pata një temperaturë se u ftoha, se s’kisha xhup me vete, dhe për këtë u bëra merak. Mendova ta bëj për hir të punës dhe familjes, dhe e prita përgjigjen me qetësinë më të madhe.

Dhe kur mora përjgigjen sot, më thanë ke dalë pozitiv, u shqetësova se nuk e prisja por po e kaloj shumë mirë, organizmi im po tallet në një farë mënyre.

Familja ime është mirë, e bëri babai testin doli negativ. Kam dhe hallin e kolegëve të punës, në punë i ruajmë distancat, sa do që jemi trupë e madhe. I kemi ruajtur të gjitha distancat që ka urdhëruar qeveria.

Nuk kam filluar asnjë lloj mjekimi. Fatkeqësisht nuk do jem në Portokalli,” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here