Koalicion PS-LSI?! Kryemadhi: Vetëm nëse jam e çmendur! Marrëveshja me PD definitive

0
144

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka ironizuar në emisionin ”Opinion” për një marrëveshje të mundshme  dhe koalicion në 2021 me Ramën dhe PS duke theksuar se do të ndodhë vetëm nëse ajo është e çmendur. Nga ana tjetër ajo ka sqaruar se marrëveshja PD- LSI është definitive. Po ashtu ajo thotë Rama është superminorancë

”Marrëveshja me PD është definitive dhe për këtë janë njohur  të gjitha strukturat e partive.Koalicion me PS vetëm nëse unë jam e çmendur dhe jam njeri që nuk mbaj fjalën. Por unë shquhem si njeri që e mbaj fjalën. Një nga vështirësitë e mia më të mëdha është që po e dhashë fjalën i qëndroj deri në fund, qoftë edhe me kosto personale. Sigurisht Rama, është në  minorancë. Është superminorancë. ”- tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here