Besnik Mustafaj e thotë troç: Vetëm Rama mund ta prishë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore

0
96

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se Rama po i bën shantazh opozitës për marrëveshjen e Zgjedhores por ndërkohë vetëm ai mund ta prishë atë.

Mustafaj thotë se vetëm Rama mund të prishë marrëveshjen dhe nëse ndodh, atëhere ai këshillon opozitën që t’i vendosë ultimatum kryeministrit kërkesën politike për qeveri tranzitore 100 ditë para datës së zgjedhjeve bazuar në modelin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut.

Rama nuk e do marrëveshjen dhe do kërkojë të sabotojë. Çdo lëshim dhe kompromis që është i domosdoshëm në një marrëveshje ka kompromis, Rama çdo lëshim e trajton si disfatë. Disfata personale i konsideron depolitizim të administratës zgjedhore për të na i shitur me komisionerët nga administrata, dhe identifikimi biometrik. Por ai bën shāntazh ndaj opozitës. Opozita ka arritur rezultate teknike, si rasti i Kolegjit Zgjedhor etj. Ajo çka e vë në bisedë, edhe me veten, e kam menduar që kryesorja ndër kërkesat e opozitës që në daljen nga parlamenti me dorëzimin e mandateve është qeevria tranzitore 100 ditë para zgjedhjesh, është model i suksesshëm nga Maqedonia e Veriut, por Rama e parandjen këtë. Ligji lejoi Gjiknurin, çunat e Shijakut etj që të kënaqnin shefin. Rama ka pasur mungesë të vullnetit politik për administrim të drejtë të zgjedhjeve dhe që çon në manipulim.

Rrezikon në çdo moment marrëveshja të prishet nëse nuk kalon në Kuvend. Këshilli Politik që e ka negociuar nuk është strukturë parlamentare, pra votat janë në parlament. Nuk mund të përjashtohet opozita parlamentare sa kohë ka kartonat. Duhen parë çfarë është racionale dhe çfarë jo. Kërkesa që të ndalohen me ligj koalicionet paraelektorale është kërkesë e Edi Ramës. Pavarësisht se vjen nga njëri apo tjetri. Nëse kjo marrëveshje prishet atëhere PD duhet të kthehet tek kërkesat politike, tek qeveria kujdestare sipas modeli të Maqedonisë së Veriut.

Rama po rrezikon zgjedhjet. Marrëveshja dështon vetëm nëse do Rama të dështojë. Po të isha unë këshilltar i opozitës, do të vendosja qeverinë tranzitore të ishte ultimatum në rast të prishjes së marrëveshjes.”- tha Mustafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here