Standard.al

“Më erdhi policia në shtëpi në 7 të mëngjesit”, Balliu zbulon ngjarjen e paprecedent

0

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ftuar në Ora News, u shpreh se policia i ka shkuar ditën e sotme në 7 të mëngjesit për tu paraqitur në komisariat.

Sipas Balliut, bëhet fjalë për arrestimin e tij të dytë në një protestat e opozitës, por ai shton se duhet që prokuroria t’i kishte dërguar një letër për ta firmosur, jo të vinte policia në shtëpi.

Balliu: Unë kam me qindra çështje penale që janë fiktive të cilat janë bërë me urdhër të Ramës, për shkak të aksionit të opozitës. Në rastin konkret bëhet fjalë për arrestimin e dytë timin, për të cilin prokuroria sot, ka mbyllur hetimit dhe kërkon që unë të shkoj dhe të firmos. 

Kjo është normale, por prokuroria të dërgon një letër, nuk të vjen policia në 7 të mëngjesit duke më thënë që duhet të shkoj të rajoni i policisë, kur unë s’kam punë atje, por duhet të shkoj në prokurori bashkë me avokatin tim, për firmosjen e dokumenteve. 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.