Ekspert karamelja dhe testi i maturës (mashurrës)!

0
115

Nga Artan Fuga

 

Më thanë që një burrë kishte dalë te emisioni Opinion dhe ndër të tjera, pasi kishte thënëse se çfarë na duhen shkencat, rëndësi ka të komunikojmë, sic thotë një miku im çfarë na duhet pentagrami kur i biem gërnetën me vesh,

qenka mërzitur se unë menjëherë pasi maturantët u ngritën në revoltë kam shkruar në një postim të menjëhershëm se pyetja për Tur Raftistin është aq idiote saqë përgjigje e saktë do të ishte që edhe TURI BËRI SHURRËN!

Qenka mërzitur ekspert karamelja! Më raft pika, sa timid!

Po sqaroj të gjithë publikun që ajo shprehje si edhe të tjera janë përdorur me qëllim nga ana ime, dhe se poqese do të rikthehesha përsëri do shkruaja : TURRI BËRI SHURRËN!

Që është ekuivalente me TURI URINOI! Mund ta vendosin edhe në testin e vitit tjetër si pyetje!

Pse ? Sepse kur shteti nuk dëgjon, kur dikasteri nuk dëgjon, kur përgjegjësit e atij testi idiot nuk dëgjojnë, kur nuk dëgjojnë asnjë argument racional, logjik, kur nuk dëgjojnë ankesat e maturantëve, të shoqërisë, nuk ka gjuhë tjetër veçse të përdoret gjuha e skandalit!

Ja përse maturantët zgjodhën rrugën e skandalit për të shkruar pankarta tallëse para ministrisë! Sepse logjikën e tyre nuk e dëgjon njeri!

Ja pse gra që përdoren dhunshëm nga shoqëria, për të tërhequr vëmendjen dalin zhveshur në mjedise publike. Protestojnë!

Ja pse të tjerë shtrihen në bulevard dhe bëjnë grevë urie!

Ja pse të tjerë zhkarravisin me grafiti vende publike!

Sepse nuk ka tjetër mundësi për t’u dëgjuar, sepse institucionet bëjnë shurdhin, sepse nuk kanë tjetër mundësi ta kapërcejnë propagandën boshe që mbyt me llumin e saj.

Ja pra pse edhe unë përdora me qëllim atë gjuhë dhe shkruajta se TURRI BËRI SHURRËN!

E kupton apo jo ekspert karamelja këtë nuk më hyn në xhep, nuk do t’i mësojë edhe komunikimin, por shpjegohem para publikut se ajo gjuhë është një teknikë marketingu që dija akademike në komunikim e quan shumë profesionale, shumë etike përballë gjytyrymësh që të kapur me presh në dorë nga maturantët, nuk kanë turp dhe mohojnë gjithçka, nuk kanë turp dhe bëjnë servilin cinik duke thënë: E ça që testi kishte gabime?

Sa herë të ketë skandale të tilla , me ta vetëm një gjuhë efikase përdoret :

TURRI BËRI SHURRËN!

Bën edhe rimë!

Këta i kanë përmjerë përsipër arsimit shqiptar dhe na shesin etikë!

Ytttttt!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here