Drejt BE si xhelat i fjalës së lirë!

0
132

Nga Sali Berisha

 

Edvin Kristaq Koleka ka zgjedhur parimet e etërve të tij mizorë për lirinë e fjalës dhe mediave në rrugën drejt BE. Ai, brenda një afati kohor të shkurtër, si asnjë kryeministër tjetër në Europë, ka hyrë në listën e zezë të saj pasi është damkosur në një seri raportesh ndërkombëtare për qëndrimin e tij ndaj mediave si xhelat i fjalës së lirë.

Ai personalisht me emër është denoncuar keq e më zi në:

raportin e ODHIR për abuzimin masiv me mediat në fushatën elektorale duke dhunuar Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, por edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut;

raporte të përsëritura të Këshillit të Europës e vendosin Shqipërinë në krye të listës për dhunimin e lirisë së fjalës dhe shtypit;

raporte të përsëritura të Reporterëve pa Kufij dënojnë me forcë qëndrimet dhunuese personalisht të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj mediave;

raporti i fundit i Komisionit të Venecias hodhi në kosh të plehrave, ligjin e tij të gijotinës së fjalës së lirë dhe përcaktoi kushte për pavarësinë e AMA;

raportet e “Freedom House” që konsiderojnë të rëndë, gjendjen e lirisë së mediave në Shqipëri.

Por pavarësisht nga këto damkosje, Edvin Kristaq Xhelati ecën i palëkundur mbrapa, drejt standarteve të dajos së tij biologjik, famëziut Spiro Koleka (Babi Pilos) që kërkonte të përdoreshin armët, tanket, kundër pluralizmit dhe u bëri gropën dhjetëra intelektualëve shqiptarë dhe Babit biologjik, Kristaq Xhelatit që firmoste në gusht të vitit 1988 varjen në litar për vargjet e tij, të poetit Havzi Nela.

Në këtë traditë, ai reagon ndaj të gjitha raporteve të mësipërme duke emëruar në krye të AMA, në kundërshtim flagrant me ligjet një militant të thekur, Maklen Misha, ish-kandidatin për deputet, gjë të cilën ligji e ndalon.

Ai ka qënë drejtues i G99 dhe kandidat për deputet i kësaj partie. Po kështu ai është këshilltari i ndrikull Xhaçkës, i cili me ligj është post politik. Përveç kësaj, Maklen Misha nuk plotëson kriterin ligjor të 10 viteve pune.

Për të nxjerrë me çdo kusht Maklenin, kandidatin e zemrës, Edvini i ka vendosur edhe tre pseudorivalë atij apo kallpkandidatë, të cilët njëlloj si Makleni nuk kanë 10 vite punë dhe kanë mbajtur detyra politike.

Me gjithë këto, Makleni e ka të sigurt emërimin e tij nga narkoparlamenti. Qëllimi i këtij akti është një dhe vetëm një: kapja e institucionit të AMA dhe shndërrimi i tij në një gijotinë të fjalës së lirë.

Me këtë akt, Edvin Kridtaq Xhelati u thotë shqiptarëve, por edhe komunitetit ndërkombëtar se para karriges së tij, BE, Këshilli i Europës, Komisioni i Venecias, që ju u besoni, për atë janë një hiç ashtu siç ishin për etërit e tij!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here