Aleksandër Biberaj: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa riformatimin e KQZ-së, është kusht i panegociueshëm i opozitës së bashkuar

0
101

Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nepermejt nje postimi ne Facebook ka bere serish te qarte kushtin e opozites per riformatimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Biberaj shprehet se nuk mund te kete kurrsesi zgjedhje te lira e te ndershme pa plotesismin e ketij kushti thellesit te panegociueshem te opozites se bashkuar.

Postimi i plote:

NUK KA ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME DHE AS REFORME ZGJEDHORE PA RIFORMATIMIN E KOMISIONIT QENDROR TE ZGJEDHJEVE SI INSTITUCIONI KRYESOR KUSHTETUES QE CERTIFIKON REZULTATIN PERFUNDIMTAR TE ZGHEDHJEVE DHE NDARJEN E MANDATEVE TE DEPUTETEVE! KQZ AKTUALE ESHTE BERE NE FAKT SI KOMITET QENDROR I ZGJEDHJEVE NE PS! RIFORMATIMI I KQZ-SE ESHTE KUSHT I PANEGOCIUESHEM I OPOZITES SE BASHKUAR! SHBA BE DHE MBRETERIA E BASHKUAR DUHET TE GARANTOJNE ZBATIMIN E MARREVESHJES DHE RIFORMAMATIMIN E KQZ-se!
Te dashur miq,
Sic po i ndiqni besoj zhvillimet politike ne vend, qeverisja ilegjitime e dale nga zgjedhjet e manipuluara te vitit 2017, po perpiqet qe te shmange dhe te shtyje miratimin ne Parlament te marreveshjes se arritur per reformen zgjedhore, perfshire edhe riformatimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. KQZ aktuale ka treguar mese nje here se eshte bere ne fakt me shume nje Komitet Qendror Zgjedhor i rilindjes, nje shtojce dhe vegel qorre ne duart e pushtetit, sesa nje institucion i pavarur dhe kushtetues me rendesi te jashtezakonshme per demokracine sic e parashikon edhe legjislacioni. KQZ aktuale me nje dominance te frikeshme anetaresh qe i perkasin qeverise, dhe me nje vendim-marrje me shumice te thjeshte (4 me 3) nuk perben asnje lloj garancie per zgjedhje te lira dhe te ndershme. KQZ eshte kritikuar shume edhe ne raportin e OSBE/ODIHR si institucion i nje anshem qe me vendimet e veta jo-ligjore por politike, ka deformuar rezultatin zgjedhor. Edhe rasti i fundit kur KQZ voton politikisht kunder nderprejes se mandateve per kryebashkiaket e Matit dhe Librazhdit, nderkohe qe te dy keta individe kane shkelur ligjin, shkelje te certifikuara dhe te klasifikuara edhe nga sistemi i drejtesise si inkriminim. Edhe vitin e kaluar ishte po kjo KQZ politike, qe ne kundershtim me Kushtetuten, dekretin e Presidentit dhe legjislacioni ne fuqi organizoi palaco-procesin farse te vet-votimit monist te rilindjes, votim me nje kandidat, duke shkelur edhe lirite dhe te drejtat themelore te njeriut, ku nje nder te drejtat baze eshte edhe e drejta per te votuar/zgjedhur ndemjet disa kandiateve alternative. Formula qe propozon Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar per riformatimin e KQZ-se, eshte nje formule e re bashkekohore, qe perdoret me shume sukses edhe ne shume vende demokratike, dhe qe garanton ruajtjen e balancave dhe ekuilibrave, duke garantuar nje vendim-marrje jo-politike por ligjore, ne sherbim te nje procesi zgjedhoir te lire, te ndershem dhe sipas standarteve nderkombetare. Riformatimi i KQZ-se eshte i panegociueshem per PD-ne dhe opozitene bashkuar. Nese rilindja vazhdon qendrimin e saj per mbrojtjen e KQZ-se aktuale me qellim manipulimin e zgjedhjeve te radhes, atehere do te duhe nderhyrja e partnereve tane strategjike SHBA, BE dhe Mbreteria e Bashkuar, si garant te marreveshjes per reformen zgjedhore dhe riformatimin e KQZ-se. Gjithsesi ne cdo rrethane bllokuese nga rilinjda, opozita ruan te drejten e saj per t’iu adresuar popullit, qytetareve shqiptare, per te marre fatet ne duart e veta nepermjet protestave, dhe manifestimeve masive per te garantuar rrotacionin politik nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme!

Fotografia e Aleksander Biberaj
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here