Shembja e Teatrit/ Regjisori Robert Budina: Policia po shantazhon artistët, ja për çfarë gjobitën e akuzohen…  

0
338

Çdo mbrëmje Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në rrugët e Tiranës vazhdon mbledhja e firmave për peticionin për të rindërtuar Teatrin Kombëtar aty ku ishte, siç ishte; Pas turit të 13 qyteteve, aktivistët kanë pohuar se ka nisur “gjuetia” e Policisë për të shantazhuar e intimiduar artistët për ngjarjen e 17 majit, kur në orën 4.30 rreth 1500 trupa të policisë mësynë në Teatër duke bastisur e dhunuar artistët; Regjisori Robert Budina thotë se po bëhen përgatitjen e fundit për protestën e madhe në Tiranë…

 

Cdo mbrëmje tani të zhvednosur në pedonale, shumë afër “vendit të krimit” dhe jo më në sheshin e teatrit kombëtar, aktivistët e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, bëjnë bilancin prej ditës së 17 majit të shembjes barbare të Teatrit,

Vendi është rrethuar me llamarinë për aktivistët që menduan se do binte teatri, por koha e vërteton se nuk ka rënë simbolika. Me këtë  përvojë, regjisori Robert Budina ka treguar përvojën e tyre të jashtëzkaonshme në mbledhjene  firmave për peticionin për rindërtimin e Teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte.

Nga turi në 13 qytete të mëdha të Shqipërisë, Budina është impresionuar në Dibër, nga një vajzë në vitin e parë gjimnaz, që kishte krijuar një poezi të shkëlqyer pa qenë kurrë në Teatër, por duke ndjerë trashëgiminë e kulturën që ai përfaqësontehistorinë e tij.

Mbështetja ka qenë maksimale e qytetarëve ku simbolika ka funksionuar duke qenë mbështetës për Teatrin

“Ne jemi tani më shumë se kurrë të vendosur se kemi arritur të bëjmë mbështetës jo vetëm nga qytetet në kuptimin ebrendshëm. Presionet ndaj kësaj qeveria nuk kanë të sosur sidomos nga Parlamenti Evropian. Ne do të bëjmë ç’është emundur  që ta rrënojmë nga brenda këtë makabritet të qeverisë, që tashmë nuk përfaqëson asnjë shqiptar, por disa njerëz që i mban me rroga. Ata nuk kanë më asnjë moral për të qëndruar jo vetëm si janë sjellë me Teatrin kombëtar, por me të gjithë Shqipërinë që e kanë ndarë, copëtuar, shkyer duke përfituar nga pandemia,…Çdo gjë që ka në dorë kjo qeveri kërkon ta çojë deri në fund idiotizmin e vet. Ne do të jemi këtu për të qëndruar jo thejsht jo vetëm për teatrin, por dhe për çcështje të tjera që shqetësojnë Shqipërinë. Ne jemi duke u përgatitur për protestën e madhe …Ne do ta hedhim nga pushteti me buzë, pasi ka bërë gënjeshtra të pafund, ku del në pah se sa të zhytur në korrupsion janë me teatrin kombëtar. Jemi të bindur që do ta rikthejmë teatrin.

Mbase më të drejtë pyesin se me çfarë parash do ta rikthejmë teatrin. Aleanca është bërë faktor i rëndësishëm dhe në spektrin e jashtëm, e cila ka siguruar partnerë për të lobuar . Dhe vetë shqiptarët do japin një donacion për t’ja hequr alibinë kësaj qeverie, se do të ndërtohet me lekë borxh. Ne fillimisht do rrëzojmë këtë qeveri, të bllokojmë punimet. PO përçudnohet e gjithë qendra e Tiranës. Kjo klasë politike nuk ndalon para asgjëje, që po përdor të njëjtën formulë për të sulmuar qytetarët në pronat e tyre, me gaz lotsjellës duke menduar se janë të përjetshëm në pushtet, duke menduar se funksionon frika me shqiptarët.

 

Nga ana tjetër, Budina ka bërë publike skandalin me Policinë e cila ka nisur “gjuetinë” ndaj artistëve që kanë rezistuar në ditën e atij mëngjesi, të 17 majit, ku mësynë rreth 1500 forca të policisë duke dhunuar e bastisur Teatrin. Regjisorin është ndalur në rrëfimin se si po shantazhohen artistët me gjobat e akuzat.

“Policia po kontakton me disa artistë këto ditë, për t’i intimiduar për t’i shantazhuar për gjobat që kemi qenë atë ditë në teatër. Pasi na nxorrën me dhunë ata po përgatisin skenarin se na kapën në pedonale në 4 të mëngjesit, se ne kishim dalë jashtë orarit. Në fakt ne ishim brenda teatrit, kur ata erdhën për të na dhunuar. Ata mendojnë se kështu do na ulin vrullin e protestave tona. Madje shumë nga ata që u përleshën atë ditë në datën 17 maj, në drekë kur ishim ende të arrestuar, shumë të tjerë janë akoma në arrest shtëpie. Ata kanë shkelur gjithçka. Është e pamundur që këta policië të thjeshtë janë viktima. E kemi thënë se këta duan të na fusin në vëllavrasje. Me provat që po na jep kjo qeveri tregon se me këta njerëz nuk ja vlen më. E vetmja gjë që i detyron për t’u larguar janë protestat masive. Ai njeri nuk ka lidhje me të mirën e vendit, por me pushtetin e korruptuar, mafien që po pushton gjithë Shqipërinë. “

Budina ka thënë se zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë, për të cilën janë në prag të betejës së madhe, manifestimit gjigand që po përgatitet të organizohet në Tiranë.

“Numrat tanë janë shumë herë më të medhenj se ato numra që ai mendon se i ka. Ai nuk do të lejohet të fillojë projektin, por edhe të guxojë të bëjë ndërtime të tjera. Janë hapur kantiere që po rrënojnë vendin nga dita në ditë. Në rrethe kemi marrë dëshmi tronditëse, se si po fuksionojnë militantët që kanë nisur edhe një herë luftën e klasave”. L.M/standard.al

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here