Parti e re apo anëtarësim në Vetëvendosje?!/ Ja si përgjigjet Vjosa Osmani

0
119

Adi Krasta e pyeti kryetaren e Kuvendit të Kosovës gjatë intervistës së saj via Skype për “A-Show” në Syri TV se po përgatitet Vjosa Osmani për të krijuar një parti të re politike dhe a do ti bashkohet Vetëvendosjes?

Sipas Osmanit, çdo vendim do të merret bashkë me qytetarët që në zgjedhjet e fundit e nxorrën politikanen më të votuar nga LDK.

Formacioni i ri politik?

“Është një proces që duhet ta zhvillojë në muajt në vijim për të parë ku duan të më shohin qytetarët. Ata që nuk më lanë vetëm kur dënohesha nga partia. Është një premtim që nuk e marr dot vetë, jo për shkak të mungesës së guximit, por pçër shkak se ua kam borxh qytetarëve që vendimin ta marrim bashkarisht. Të jeni të sigurtë se po punojmë fort”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Bashkimi me Vetëvendosjen?

“Bashkëpunimi me Vetëvendosjen ka qenë i një natyre tjetër. Përkundrazi ne bashkëpunojmë si dy parti që në vitin 2010 kur Vetëvendosje hyri në parlament. E kemi vazhduar por si dy parti të ndara. Bashkëpunimi im me Vetëvendosje do të jetë i tillë nashkëpçunim në interes të Kosdovës deri në shkapjen përfundimtare të shtetit. Nuk kam nevojë të anëtarësohem në Vetëvendosje për të vazhduar këtë luftë. Ka edhe rrugë të tjera”, u shpreh Osmani.

“Do ta gjej një dritare të vogël për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme”, potencoi më e votuara e LDK.

Sipas Osmanit, bashkëpunimi me Vetëvendosjen do të ndikohet nga ajo çfarë do të ndodhë në vazhdim në Kosovë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here