Kushdo që mbështet zgjedhjet pa koalicione është shërbëtor i mbretërisë së Surrelit

0
120

Nga Ylli Manjani 

Një sqarim për disa miq që i respektoj.
E kemi stërthënë e stërsqaruar, konkurimi zgjedhor me këtë sistem që kemi pa koalicione FAVORIZON PARTINË QË QEVERIS. Edhe sa prova duhen bërë për ta kuptuar këtë gjë?!
A fitoi Berisha në 2009, megjithse nuk ishte parti më e madhe, por thjesht se bëri koalicionin e duhur? Sepse ishte i qartë asokohe. Më i qartë se Rama që ishte autori i këtij sistemi zgjedhor. Berisha e kuptoi thelbin e sistemit dhe fitoi jo se ishte partia e parë në vend, por se bëri koalicionin e duhur.
A fitoi Rama në 2013 me të njëjtën logjikë?!
Në 2017 Rama në pamundësi për të bërë koalicionin e duhur,luajti me të kundërtën, pra duke mos lejuar as kundërshtarët të bëjnë koalicionin e duhur. Marëveshja e majit që bëri me Lulin, ku ndaluan pa ligj konkurimin me koalicion, ishte fatale!!!
Personalisht e kam stërthënë këtë gjë! Ndoshta opozita duhet ta pranonte këtë gafë me më shumë burrëri e sinqeritet. Por temë tjetër kjo. Fakt është që partitë që përfaqësonin shumicën e votuesve mbeten në opozitë. Partia e vetme, megjithse nuk përfaqëson shumicën popullore, mori bonuset që vijnë nga:
1. Përçarja e votës kundërshtare.
2. Përfitimet e formulës së ndarjes së mandateve.
Ky sistem është ndërtuar për të funksionuar vetëm me koalicione. Çdo devijim nga ky koncept e bën sistemin përbindësh demokratik. A nuk është përbindësh një sistem elektoral, që duke ndaluar me dhunë konkurimin me koalicione, partia që nuk ka 51% të votave të popullit, qeveris e vetme me 55% të vendeve në Parlament?. (Sot me 100%, po jo për shkak të sistemit).
Ndaj sa të jetë në këmbë ky sistem zgjedhor JEP REZULTAT TË DREJTË VETËM NGA GARA ME GRUPIME PARTISH, pra koalicione.
Ky sistem kërkon evidentimin e qartë kush është opozita reale dhe kush është qeveria.
E thënë thjeshtë, kush është për rotacion, pra për të larguar Ramën nga sundimi, duhet të bashkohet në koalicion me opozitën. Kjo nuk do të thotë se opozita është më e mira, por është mjeti i vetëm për të ndaluar diktatin e dhunën që vjen nga sundimtari i vetëm. Ky i fundit po të lihet prap aty nuk ndalet më…
Ndarja e opozitës në copa copa shkon automatikisht si bonus i pamerituar qeverisë. Kjo ndodhi fiks në 2017, ku 52% e votuesve dolën në opozitë dhe 48% qeverisin dhunshëm! Ndaj kush do që mbështet idenë e konkurrimit pa koalicione është shërbëtor i qeverisë, më keq akoma i mbretërisë së Surrelit.
Ku ma gjen të mbështetej një sistem qeverisës… E ribëj këtë sqarim për disa pyetje që vijojnë të mi bëjnë disa miq e gazetarë për të cilët kam respekt. Ndjehem i keqardhur që nuk po mësohet përmendësh ky mësim.
Në asnjë rast e për asnjë arsye ky sqarim nuk ka të bëjë me nismën e opozitarëve të opozitës që ndjehen mirë nën mbretërinë e Surrelit. Aq më pak ti bëj oponencë atij projekti idiot i bërë nga deputetë pa din e pa iman. Dhe nuk kam dashur e as dua të flas publikisht për këtë temë sepse jo vetëm që është e stisur, por jep vlerë disa individëve të pavlerë…
Reforma zgjedhore zyrtare tashmë ka mbaruar kur u firmos ajo marrëveshje. Këto të tjerat janë muhabete katundi… Tani është koha për pozicionim të secilit në raport me sundimin. O të gjithë bashkë kundër sundimtarit, o secili në hesap të vet dhe sundimtarin e kemi në krye deri sa ta marrë Ai…. Symadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here