Partitë në Maqedoninë e Veriut arrijnë marrëveshje, zgjedhje më 15 korrik

0
106

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev përmes një konference për media tha se është arritur marreveshja me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 15 korrik.

Zaev deklaron se dëshirojnë t’i japin fund “lojës” me nerva të qytetarëve dhe vendosën që 15 korriku përfundimisht të jetë data e zgjedhjeve. “Ne kemi ndërmarë hap që menjëherë të përfundojë kjo lojë e nervave që të mos pësojë populli. LSDM e tregon mirëkuptimin e saj dhe përgjegjësinë. Që të mos pësojë populli, e vendosëm 15 korrikun si datë përfundimtare për zgjedhje”, tha Zaev.

Në konferencë, Zaev tha se edhe Mickoski është pajtuar për këtë datë. Dy ditë më parë do të votojnë të sëmurit dhe të palëvizshmit, mes të cilëve edhe persona me korona virus, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Nga presidenti Stevo Pendarovski tha se do të kërkohet gjendje e re e jashtëzakonshme vetëm për zgjedhjet, informon Zhurnal. “Më tej qytetarët do të vendosin se kush do të menaxhojë me covid 19 në vjeshtë”, tha Zaev.

Zgjedhjet do të jenë më 15 korrik, ditë e mërkurë. Kjo ditë do të shpallet ditë jo pune, ndërsa heshtja zgjedhore do të fillojë më 12 korrik në mesnatë.

Ndryshe javë më parë edhe Agjencia e lajmeve Zhurnal pati shkruar datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme, mes të cilave ishte edhe 15 korriku.

Kjo ndoshta duket e pazakontë që zgjedhjet të mbahen ditën e mërkurë por edhe në të kaluarën kemi shembull të tillë, kur zgjedhjet presidenciale në vitin 2004 ishin mbajtur më 28 prill (e mërkurë), dhe atëkohë fitoi Branko Crvenkovski.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here