Nëna ime dhe nëna e Hajdarit

0
346

Nga Ylli Dylgjeri

 

Nena ime Minja, pensioniste, sot dergjet e sëmure në shtrat nga skleroza. Ka punuar 40 vite në sistemin e kaluar dhe sot ka mbi 30 vite në pension. Trashëgon familjen, 2 vajza e 1 djalë e plot nipër e mbesa.. Bashkë me familjen trashëgon nga sistemi edhe 2 dhoma e 1 guzhinë. Plot 56 metra katror…
Ne Vitet 90, kur te birin e zgjuan nje nate ne te gdhire,
Ajo u tremb nga zhurmat qe vinin nga qyteti Studenti. Me kerkuan ne alarm, te shkoj edhe une aty. Ishin ngritur studentet ne revolte! Kerkonin liri, bararazi, demokraci. Studentet i printe nje djale Tropoje. Azem Hajdari i thërrisni shoket. Çishte ky?I panjohur! Me vone mesova nga nje katalog te dhenash qe nxirrte Kuvendi i Shqiperise se Azem Hajdari ishte me profesion stilist lekuresh. Po ashtu edhe e shoqja. Qepnin kepuce, rripa, kellef revolesh etj…
Isha mes turmesh. Me thirrjet e Azemit në goje: Ta bëjme shqipërine si gjithë europa u gdhiva aty atë
nate dhjetori…U gdhiva më vonë edhe netë e ditë të tjera. Punoja ne gazetë. Unë me laps në dore e ajo me pas me çekiçin e drejtesise në dorë.
Isha dakort me to. Po, po, koleget jane gjalle dhe me kane verejtur ne qendrimet. Nuk kane konstatuar asnje hezitim timin per te mbeshtetur kete thirrje qe dilte nga goja e rinise dhe e Azem Hajdarit. Me tej mu desh te kontribuoja ne vitet qe do vinin per te realizuar thirrjen. Por ishte e kote…Familja Hajdari vrapoi, manovroi, heroizoi…I ra me fort çekiçit! Kaluan 30 vite dhe nena Hajdari tashme zotron nje pasuri marramendse:
12 apartamente, truall, e njesi sherbimi…etj. Keshtu doli nga Komisioni i verifikimit te pasurise…
Si ka mundesi? Nga qyteti Studenti u nisëm:
nje Fatmirë e nje fatkeq!
I menduar kthehem ne shpi te shoh serisht nenen time qe e kam lene ne gjume nga ilaçet e semundjes.
Ne dere shoh nje cope leter me nje numer telelefoni me shenimin e Postierit.
I bie numrit. Postieri me thote: Pensionin i plakes!

 

Fotografia e Ylli Dylgjeri
Fotografia e Ylli Dylgjeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here