Zbardhen amendamentet e ekspertëve për Kodin e ri Zgjedhor që do t’i dërgohen Këshillit Politik

0
105

Zbardhen amendamentet e hartuara nga ekspertët për Kodin e ri Zgjedhor, të cilat do t’i shkojnë nesër Kuvendin për miratim.

Konkretisht, nëse kuvendi nuk arrin të zgjidhë komisionerin e KQZ-së e me 3/5 votave, administrata hedh short për të gjitha kandidaturat.

Ankimimet do të behën në kolegjin zgjedhor i cili do të ketë 8 anëtarë.

KQZ do të ketë tri niveli, Komisionerin Zgjedhor, Komisionin i Animimit dhe Komisionin Rregullator.

Mbyllja Kuvendit do të behet më herët nga se ishte parashikuar.

Ndërsa gjyqtarët e përzgjedhur nga KLGJ duhet të kenë kaluar Vettingun.

Data e zgjedhjeve – Data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 prilli deri në 15 maj, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.

Organet drejtuese të KQZ-së janë: 

i. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve; ii. Komisioni Rregullator; dhe iii. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët.

Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, të përtëritshëm, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.

Kanë të drejtën të kandidojnë ose të propozohen për komisioner, shtetasit shqiptarë që vijnë nga radhët e ish funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.

Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Rregullatori funksionon me kohë të pjesshme dhe e ushtron veprimtarinë në mbledhje publike, të cilat thirren nga Komisioneri. Për pjesëmarrjen në mbledhje, anëtarët e Rregullatorit përfitojnë shpërblim në masën 50 për qind të pagës mujore të Komisionerit.

Rregullatori përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët njeri ushtron detyrën e kryetarit. Kryetari dhe anëtarët e rregullatorit zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 5-vjeçar, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj për Komisionerin.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor. KAS-i funksionon me kohë të pjesshme dhe e ushtron veprimtarinë në seanca publike të shqyrtimit administrativ, të cilat thirren nga Komisioneri, me pjesëmarrjen e palëve të interesuara. Për veprimtarinë e tyre gjatë periudhës, e cila fillon 48 orë pas dekretimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore ose zgjedhjeve të pjesshme, deri në përfundim të shqyrtimit administrativ të ankimeve zgjedhore ose të kalimit të afateve të ankimit për zgjedhje, anëtarët e KAS-it përfitojnë shpërblim të barabartë me shumën e pesë pagave mujore të Komisionerit. Për veprimtarinë që zhvillojnë jashtë kësaj periudhe, anëtarët e KAS-it përfitojnë shpërblim në masën 50 për qind të pagës mujore të Komisionerit, por jo më shumë se 80 për qind të pagës vjetore të këtij të fundit. 6. Anëtarët e Rregullatorit dhe të KAS-it nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht detyra të tjera brenda organeve, institucioneve apo enteve, pjesë e pushtetit ekzekutiv.

KAS-i përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 9-vjeçar, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.

Kanë të drejtë të kandidojnë ose të propozohen për anëtar të KAS-it, shtetasit shqiptarë që vijnë nga rradhët e ish gjyqtarëve, ish anëtarëve të KQZ-së, ose të ish nëpunësve të nivelit të lartë drejtues.

KQZ dhe teknologjia– KQZ-ja ka të drejtë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve dhe/ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit, për të mbuluar aspekte dhe/ose procedura të vecanta të procesit zgjedhor, si dhe ka të drejtë të prokurojë sisteme apo pajisje të teknologjisë së informacionit apo edhe shërbimin e operimit të tyre. KQZ është e detyruar që përdorimin e sistemeve dhe/ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit ta zbatojë në zgjedhje nëpërmjet projekteve pilot, në jo më pak se 10 përqind të numrit të zgjedhësve për çdo fazë të implementimit.

KQZ-ja ka të drejtë të instalojë dhe përdorë sisteme video-monitorimi në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave, në VNV-të, për të monitoruar dhe provuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre. Sistemi i videomonitorimit nuk mund të instalohet në qendrat e votimit në mënyrë të tillë që të cënojë ose të rrezikojë kryerjen në fshehtësi të votimit. Nëse nuk e kryen vetë, KQZ-ja ka të drejtë të prokurojë instalimin ose edhe operimin e sistemit të video-monitorimit.

Amendamente ekspertëve për Kodin e ri Zgjedhor 

https://www.scribd.com/document/465608358/Amendamente-eksperteve-per-Kodin-e-ri-Zgjedhor-qe-do-t-i-dergohen-Kuvendit#fullscreen&from_embed

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here