Dyshimet e tenderave të Eco-Tirana, 7 prokurime pa garë

0
96

Pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Veronën dhe krijimit të kompanisë “EcoTirana”, Tirana do aplikonte diferencimin e mbetjeve në kosha të veçantë.

Në fakt duket se përveç ngjyrave të kazanëve, gjithçka tjetër mbeti vetëm në letër.

Vetëm për shërbimin në atë që u quajt “zona e kuqe”, brenda unazës së kryeqytetit, Bashkia Tiranë parashikohej t’i jepte për të menaxhuar kompanisë Eco Tirana 2,5 milion euro në vit.

Sipas të dhënave në APP, 7 prokurimet e para janë zhvilluar me negociim nga Eco Tirana kapin vlerën e 3.5 miliardë lekëve ku qëllimi ishte kryesisht blerje mjete pastrimi, promovim, karburante apo sigurime.

Në shkurt të vitit 2018, kjo kompani zhvilloi tenderin për blerjen e kazanëve për material të riciklueshëm dhe të pariciklueshëm, por sërish të gjitha mbetjet bashkohen në një vend.

Për blerjen e 130 kazanëve, ndër to 40 për material të riciklueshme, ky tender kap vlerën e 69 milionë lekëve, të cilin e fitoi Assoplast Albania.

Aksioneri është një shtetas i huaj, Fausto Simonazzi.  Në fakt kjo kompani është krijuar në prill të vitit 2017, por duket se nisjen e ka pasur të mbarë. Open data e ka renditur këtë process me flamur të kuq me shënimin mungesë konkurrence

Përmes kësaj nisme Bashkia e Tiranës u hoqi të drejtën shumë personave, të cilët përmes grumbullimit të mbetjeve të caktuara, siguronin të ardhurat për mbijetesë.

Kjo veprimtari u cilësua nga kryebashkiaku Veliaj si e palejuar madje dhe paralajmëroi për gjoba.

Megjithatë sërish, diferencimi i mbetjeve mbetet një mision i pamundur dhe madje shpesh rikthehen konfliktet me komunitetin rom, apo persona të tjerë që tentojnë të mbledhin kanaçe apo materiale të tjera të riciklueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here