Standard.al

Zaiminën e merr malli për muzikën, pas shumë vitesh këngëtarja jep ‘sinjalet’ se…

0

Zaimina Vasjari vitet e fundit i është përkushtuar tërësisht familjes, duke lënë mënjanë muzikën.

Së fundi, ajo ka dhënë disa sinjale se mund të rikthehet me një këngë të re, pasi publikoi foto nga një studio muzikore, ku shihet një mikrofon dhe një kitarë.

Këngëtarja numëron disa hite në repertorin e saj, ndërsa fansat e presin me padurim rikthimin e mundshëm të saj në muzikë. Se a do të kthehet Zaimina Vasjari me një këngë të re, mbetet që një gjë të tillë ta thotë vetë këngëtarja.

Zaimina në moshën 16-vjeçare u shpall Miss Shqipëria 2002. Që nga ajo datë, jeta e saj ndryshoi përfundimisht, duke kaluar nga një vajzë e panjohur, në një ikonë bukurie shqiptare, duke qenë kështu pre e shumë paparazëve.

Vitet e fundit e gjejmë Zaiminën si modele, por edhe si këngëtare me hite të ndryshme, që e bënë të famshme në Shqipëri dhe në Kosovë. Nis në fillim karrierën si këngëtare me këngët: “Ku je”, “Pa ty”, “Kthehu” etj.

Zaimina ka rreth tri vite që ka krijuar familje me partnerin e saj, me të cilin ka edhe një vajzë. Ndërkohë që flitej për një fëmijë tjetër apo plane për biznes, nuk dukej në horizont ndonjë plan në muzikë. Por me sa duket, Zaimina ka vendosur të rikthehet.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.