Standard.al

Mjeku i njohur: Jo më izolim, mund të përballojmë dhe 1000 raste në ditë….

0

Nga Erion Dasho

Pavarësisht nga ajo që po ndodh me COVID, një rimbyllje e shoqërisë është totalisht e papranueshme dhe nuk duhet të mendohet në asnjë mënyrë!

Sistemi ynë shëndetësor është sot në një gjendje mizerabël dhe është në shumë aspekte i pabesueshëm, por ai mund të menaxhojë fare lehtë një sëmundje infektive.

Në pikën ku është katandisur, sistemi nuk trajton dot me efikasitet tumorin dhe nuk realizon dot transplantin, por mund të trajtojë COVID-in që, siç po provohet, është një sëmundje vetëm 2-3 herë më e rrezikshme se gripi!

Nuk duhet harruar se është sistemi që zhduku malarjen dhe sifilizin, përballoi kolerën dhe fruthin, të gjitha sëmundje infektive më të rrezikshme se COVID!

Mund t’i kuptoj anëtarët e Komitetit të ‘Ekspertëve’ që kanë frikë, pasi janë të vetëdijshëm ku është katandisur sistemi, por parandalimi i COVID sot nuk kërkon çudira, kërkon thjesht aftësi minimale organizative dhe ‘thërrime’ investimesh.

Me 8.000 shtretër spitalorë dhe 200 shtretër reanimacioni, sistemi shëndetësor shqiptar mund të përballojë lehtësisht nga 500 deri 1.000 raste të reja COVID në ditë!

Mos luani me shëndetin fizik, shëndetin mendor, ekonominë dhe jetën sociale të qytetarëve, por kujdesuni për:

Të korrigjuar urgjentisht dështimin e madh: transmetimin e COVID në institucionet shëndetësore.

Të mbrojtur tre kategori personash në risk ndaj COVID: të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe personelin mjekësor.

Të rifituar besimin e publikut!

COVID nuk është luftë, është sëmundje! COVID nuk parandalohet dhe as kontrollohet me tanke dhe bunkerë, por me masa inteligjente dhe medikamente!

Një maskë kur hyn në mjedise të mbyllura apo kur flet në distancë të afërt me dikë! Higjienë personale dhe sociale! Distancim fizik! Vetëm kaq duhet sot për të kontrolluar çdo situatë epidemiologjike lidhur me Covid!

Prandaj, lërini shqiptarët të gëzojnë verën, të rifitojnë shëndetin e humbur nga tre muaj izolim absurd dhe të ringrejnë ekonominë e shkatërruar!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.