Berisha: Mosmarrja e kërkesave të maturantëve, akt urrejtjeje dhe cinizmi i Ramës…

0
104

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër sjelljen e kryeministrit Edi Rama dhe atë të Ministres së Arsimitm Besa Shahini ndaj maturantëve.

Me anë të një statusi në facebook, Berisha shkruan se mosmarrja parasysh e kërkesave të maturantëve është një akt urrejtjeje dhe cinizëm ekstrem i Edi Ramës.

Ai bën apel që qeveria të reagojë menjëherë dhe të marrë parasysh kërkesat e maturantëve.

Ja postimi i Berishës:

Nje akt i pashembullt

Mosmarrja kerkesave te maturanteve, nje akt urrejtje dhe cinizem ekstrem i Edvinit.

Miq, ne nje akt arrogance dhe cinizmi ekstrem, Edvin Kristaq Urrejtja urdheron Ndrikull Pabesine te refuzoje marrjen e kerkesave qe maturantet ne protesten e tyre paqesore kerkuan tia dorezojne sot asaj.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt si nje arrogance, cinizem dhe pafytyrsi qe mund te ndodhe vetem ne narkoshtetin e Edvin Droges siç eshte Shqiperia sot dhe kerkoj shqyrtimin e menjehershem dhe plotesimin e kerkesave tyre absolutisht te drejta. sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here