Çfarë fshihet mbas mbetjeve të Durrësit?! Tomorri: Skenar mafioz për t’i dhënë para koncesionit të inceneratorit të Tiranës

0
87

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, ne një intervistë në studion e lajmeve në TvT, u shpreh se e sheh si pjesë të një skenari të mirëllogaritur mbylljen e landfillit të Porto Romanos dhe shpalljen e emergjencës mjedisore në Durrës për shkak të grumbullimit të mbetjeve

Ka pasur projekte për të adresuar situatën e mbetjeve në Durrës. Por të gjitha këto projekte janë sabotuar. Është e qartë: ka qenë një skenar që mbetjet e Durrësit t’i merrte inceneratori i Tiranës, një lëvizje që gati do të dyfishonte fitimet e koncesionit të inceneratorit. Mbyllja me urgjencë e landfillit të Porto Romanos dhe depozitimi i tyre në Manzë, djegia e tyre në qendrat e banuara janë të gjitha hapa të llogaritura të një skenari mafioz: që Durrësi të vihej në emergjencë mjedisore dhe kjo të detyronte zhvendosjen e mbetjeve drejt inceneratorit të Tiranës”, tha ai.  

Në terma konkretë, sipas Tomorrit, kjo do t’i sjellë koncesionarit 150 milionë euro të tjera shtesë. Megjithatë, një manovër e tillë është e paligjshme, pasi nuk ka baza ligjore.

Nuk ka bazë ligjore. Të japësh administrimin e mbetjeve të një qyteti te një tjetër duhet të bësh garë. Rruga e vetme mund të ishte shtesa e kontratës. Maksimumi që mund ta shtosh është 2 milionë euro, 20 %. Ky është një veprim i paligjshëm për interesa korruptive”, tha ai.

Tomorri tha se këtij rasti, organet hetimore duhet t’i japin përparësi. Sipas tij, në të janë të përfshirë edhe njerëz me pushtet mediatik.

Dosja e inceneratorit është në SPAK. Krijimi i emergjencës mjedisore në Durrës duhet ta shtyjë prokurorinë t’i japë përparësi kësaj dosjeje. Pse është sabotuar zgjidhja e këtij problemi në Durrës. Ka pasur një qëllim: që ato mbetje të vinin këtu. Kjo është një çështje që mpleks interesa financiare të shumë aktorëve. Janë përfshirë pushtetarë të korruptuar, njerëz me pushtet mediatik. Drejtuesve lokalë të Durrësit u është bërë presion të sabotonin projektet në mënyrë që mbetjet të sillen në Tiranë”, tha ai.

Sa i takon procesit të fiskalizimit, për të cilin ministrja Denaj tha pak ditë më parë se mund të shtyhet në janarin e vitit të ardhshëm, Tomorri parashikon një vonesë akoma më të madhe. Kjo për shkak të mënyrës si po procedohet.

Nuk mendoj se do të ketë pasojë në kategoritë që përjashtohen apo detyrohen të adoptojnë softet e reja. Ajo që shoh me shqetësim është zvarritja e pafund. Dje kryeministri tha se fillimisht fiskalizimi do të nisë nga bussines to bussines dhe më pas do të instalohet në biznes-konsumator fundor. Kjo përmbys radhën dhe mund të çojë në vonesa të tjera të procesit ndoshta deri në korrik 2021”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here