Ndërhyrja e NATO-s dhe çlirimi i Kosovës Thaçi: Arritje historike e përbashkët

0
282

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi eshte i ftuar në “Real Story” në News24 me Sokol Ballen mbrëmjen e sotme në 21-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe çlirimin e Kosovës.

Thaçi foli për punën e tij në atë kohë, përjetimet dhe luftën e UÇK-së. Ai tha se çlirimi është një arritje historike e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë. Duke komentuar një foto të vitit 1999 ku shfaqet bashkë me gjeneral Sylejman Selimin, Fatmir Limajn etj, Thaçi tha se pavarësisht moshës, objektivi dhe vizioni ishte i qartë për çlirimin e Kosovës.

“Ne kemi filluar të shënojmë ditët e lirisë së Kosovës. Fillimisht uroj gjithë qytetarët e Kosovës por dhe shqiptarët kudo që janë për këto ditë historike e të shenjta sepse dëshmojnë përpjekjen kulmore tonën për liri e pavarësi, rezistencën e çdo qytetari dhe desha të shpreh dhe mirënjohje për rolin e Shqipërisë dhe pritjen e gjysmë milioni shqiptarë. Është një arritje e madhe historike e përbashkët. Unë kam qenë në përpjekje në qytete diplomatike. Unë kam dalë nga Kosova më 20 maj 1999 me kërkesë të liderëve ndërkombëtarë që të jem në kryeqytetet e botës për të folur për realitetin e Kosovës por natyrisht që jam rikthyer menjëherë për të kryer përgjegjësitë.
Kjo është një foto një ditë para se të niseshim për në konferencën e Parisit pasi kishim kaluar disa ditë duke biseduar për t’i bindur për bisedimet. Pavarësisht moshës, objektivin dhe vizionin e kemi pasur shumë të qartë dhe ishim shumë të vendosur për të arritur deri në fund në çlirimin e Kosovës.
Marrëveshja e Kumanovës është arritur mes përfaqësuesit të NATO-s dhe Serbisë. Mes gjeneralit Jackson dhe ushtarakëve serbë. Është arritur në Kumanovë dhe shënon realisht kapitullimin e shtetit serb, aparatit që kishte kryer gjenocid në Kosovë duke përfshirë dhe kufizimin e lëvizjeve ajrore në Kosovë dhe mos afrimin e trupave serbe 5 km nga kufiri. Hyrja e trupave të NATO-s ka qenë një moment historik ku ka dalë mbështetje e aleatëve tanë. Është një storie e suksesit e luftës së përgjakshme që ka zhvilluar UÇK dhe mbështetjes së NATO-s”, deklaroi Thaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here