Murrizi: Shkarkimi i Dvoranit përligji shqetësimet e ngritura nga Presidenti, KLGJ më në fund zbriti nga anija kozmike

0
96

Deputeti, Myslim Murrizi, i ftuar ne RTV ORA komentoi vendimin e KLGJ për përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht edhe shkarkimit të tij si kryetar i KED.

Murrizi tha se vendimi i parë i KLGJ për të marrë mendimin e Euralius dhe OBDAT nuk bënte sens.

Murrizi: Po shumë i vonuar, një pasim topi nga organet kushtetuese të Shqipërisë te ndërkombëtarët. Një histori inferioriteti për hatër të zollumeve që mbartin mbi kurriz organet kushtetuese dhe individët.U habita shumë në vendimin e parë të tyre kur thanë do të pysim Euralius dhe OBDAT hartuesit e ligjit ndërkohë që janë të mandatuar për të dhënë vendim më vete. Sot shyqyr që zbritën nga anija kozmike e inferioritetit dhe me këmbë në tokë kanë marrë një vendim që unë nuk kam pse ta gjykoj dhe ta komentoj vendimin e organeve të qeverisjes së gjyqësorit sipas Kushtetutës së ndryshuar në 2016.

Për Murrizin, vendimi i sotëm përligji shqetësimet e ngritura më herët mga Presidenti, duke i hapur rrugë kështu plotësimit të Gjykatës së Lartë.

Deputeti i opozitës nuk përjashtoi edhe një komision hetimor për të nxjerrë gjithë përgjegjësitë e këtyre pengesave artificiale.

Murrizi: Nëse do të lindë nevoja për një komision hetimor për të parë çfarë pengesash artificiale, burokratike ka krijuar KED nën drejtimin e Dvoranit. Nisur nga thënia popullore, “ku ka zë nuk është pa gjë”, besoj që Presidenti në respekt të institucionit që përfaqëson nuk ka folur për politikë kur ka artikuluar se janë penguar në mënyrë të qëllimshme kandidatët, apo janë seleksionuar në mënyrë të njëanshme kandidatët që duhet të vinin në Kuvend për tu votuar si anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe pjesa tjetër në Presidencë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here