“Gjyqi im është një histori komike”/ Përfundon seanca në gjykatë, Tahiri sulmon ministrat e Ramës

0
99

Përfundon seanca te Gjykata e Posaçme e Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Duke folur për mediat, ky i fundit tha se do të presë vendimin e gjykatës, ndërsa shtoi se gjyqi ndaj tij është kthyer tashmë në një histori komike.

 ‘Tani do të flasë gjykata. Ajo që dini, i keni parë, kështu që nuk ia vlen të zgjatem.

Gjyqi im është një histori komike. S’kam folur shumë gjatë kohës që kam qenë në gjykatë, për të respektuar drejtësinë, jam i vetmi që kam lënë mandatin e deputetit për t’u përballur me drejtësinë si qytetar, se mund të vija edhe si deputet, siç kanë bërë të gjithë tjerët përpara meje.

Por s’ka shumë rëndësi për mua nëse drejtësia do të vijë nga gjykata, por rëndësi ka që përpara çdo qytetari jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës time gjënë e duhur. Kam bërë detyrën time shumë herë më mirë se ata që ishin dhe shumë herë më mirë se këta që janë.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here