Gazment Bardhi pas shkarkimit të Ardian Dvoranit: U konfirmua paligjshmëria e tij në Gjykatën e Lartë dhe në KED

0
121

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e komentoi të drejtë vendimin për shkarkimin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Zoti Bardhi tha se vendimi i sotëm i KLGJ-së, konfirmon jo vetëm paligjshmërinë e qëndrimit të tij në detyrë përtej mandatit kushtetues, por edhe si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i bëri këto komente në një intervistë për fazetaren Mirela Milori në ABC News.

“E kuptoj që Ardian Dvorani mund të jetë mërzitur, sepse ka lënë punët e partisë përgjysëm pasi kishte marrë përsipër t’i siguronte Edi Ramës kapjen totale të Gjykatës Kushtetuese. Është rasti i parë, i paprecedentë që një gjyqtar i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë edhe gjashtë vite të tjera përtej mandatit. Mandati Kushtetues është 9 vjet ai ka qëndruar edhe 6 të tjera, pra 15 vite qëndrim në detyrë. Vetëm Dvorani e ka pasur këtë mundësi, është rast i paprecedentë në të gjitha vendet demokratike”, tha Gazment Bardhi.

Ai theksoi se Adrian Dvorani duhej të ishte larguar menjëhere pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, e cila konstatoi se Ardian Dvoranit i kishte mbaruar mandati dhe nuk mund të qendronte më në detyrë.

“Ky ishte një veprim kriminal i organizuar nga ish kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe drejtoreshës së qendrës së botimeve zyrtare, që vonoi botimin në fletoren zyrtare të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese përtej afateve të përcaktuara nga Ligji”, tha Bardhi, i ftuar në Abc News me gazetaren Mirela Milori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here