Trump refuzon ‘propozimet abstrakte’: Nuk do i riemërtojmë bazat ushtarake të Luftës Civile…

0
85

Presidenti i SHBA Donald Trump hodhi poshtë të mërkurën çdo propozim për të riemërtuar bazat ushtarake amerikane që mbajnë emra të udhëheqësve të Konfederatës nga lufta civile e viteve 1860, duke mos përfillur thirrjet e bëra pas protestave për vdekjen e George Floyd-it.

Rreth 10 baza mbajnë emrat e udhëheqësve të Konfederatës, përfshirë Fort Bragg në Karolinën e Veriut, një nga më të mëdhatë në Shtetet e Bashkuara, si dhe Fort Hood në Teksas, raporton VOA.

Idetë për rimërtimin e tyre janë hedhur si një mënyrë për pajtimin racor.

Në një koment në Twitter, Presidenti Trump shkruante: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë trainuar dhe dislokuar në këto baza të shenjta HERONJTË e vendit tonë, duke fituar dy luftëra botërore. Prandaj, administrata ime as që do ta marrë parasysh riemërtimin e këtyre instalimeve ushtarake të Mrekullueshme dhe të Famshme…”

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë tha më të mërkurën se po i jep dorën e fundit propozimeve për reformimin e policisë, në vazhdën e protestave që erdhën pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd ndërsa ishte nën arrest policor.

Sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany tha se reduktimi i imunitetit për policët është një ide që as mund të merret parasysh.

Duke folur në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, ajo tha se planet e administratës për të trajtuar shqetësimet e protestuesve në lidhje me brutalitetin policor janë në fazën e finalizimit dhe se propozimet mund të bëhen publike në “ditët e ardhshme”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here