Çfarë po kurdis Rama?!  Ka një plan “B” me  “opozitën e re” për të rrëzuar marrëveshjen për “Zgjedhoren”?!

0
105

REDAKSIONALE ✍️

 

“Nuk u them dot deputetëve të opozitës në Parlament ngrini kartonin dhe vrisni veten. Për ata kjo është vetëvrasje”.  Kjo ishte deklarata që dha sonte në  mbrëmje kryeministri pas takimit me përfaqësues të opozitës parlamentare ku u diskutua çështja e reformës zgjedhore.

Një deklaratë kjo aspak e tipit Rama, ku gati gati duket se kryeministri shfaqi shenja pendese për marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, e cila u përshëndet sot edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit.

Më tej po Rama pohoi sonte në mbrëmje se,: “Në fakt unë i nënkuptoj përfaqësuesit e opozitës parlamentare, ndjehen të përjashtuar, të fyer, për faktin që pasi janë denigruar dhe janë fyer në mënyrë sistematike nga ta që i kanë sjellë në parlament me firmat e tyre, gjenden përpara nevojës për të respektuar një marrëveshje që e konsiderojnë të padenjë dhe mbi të gjitha detyruese nga jashtë parlamentit, për parlamentin.”.

Çfarë është gjithë ky mallëngjim i  Ramës për “opozitën e re”? Nga na mbiu kjo dashuri e kryeministrit për ndryshimin e sistemit kur dihet fare mirë se ai dhe PS kanë qenë kundërshtarë kryesorë të një ndryshimi të tillë?

Praktikisht Rama e firmosi i detyruar përmes përfaqësuesit të tij në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, marrëveshjen për reformën zgjedhore. Padyshim Rama donte me çdo kusht kapjen e komisioneve zgjedhore si e vetmja fije ku do mund të shpresonte për një djallëzi të radhës për tjetërsimin e votës së shqiptarëve.

Në kushte kur para ndërkombëtarëve, Rama kërkon gjithnjë të jetë aprovues, ndoshta kryeminsitri ka një plan B për dështimin e marrëveshjes. Ai duke përfshirë qëndrimin e opozitës parlamentare në qëllimet e tij, ndoshta edhe me aprovimin e disa lojtarëve të kësaj opozite në planin e tij, do të çojë për dreq gjithë marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Rama do justifikohet me opozitën parlamentare, e cila sic tha ai, nuk mund të vetëvritet duke votuar këtë reformë zgjedhore!

Para të gjithëve Rama do thotë se u mundua për konsensus por nuk u arrit! Dhe në fund do votojë me opozitën e re të cilën padyshim e ka në dorë, një marrëveshja sic ja ka ënda, ku pazari mund të jetë edhe mes komisionerëve të depolizituar ( kupto rilindas) dhe ndryshimit të sistemit.

Ku i dihet, nga rilindja mund të pritet edhe kjo!

A mos vallë Rama nga sot ka nisur të vë në veprim planin e tij?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here