Ambasadorja e SHBA publikon deklaratën e Sekretarit të Shtetit: Të votohet marrëveshja për “Zgjedhoren”!

0
104

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka publikuar në Twitter deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo lidhur me marrëveshjen politike në Shqipëri.

Ditën e sotme, kryediplomati amerikan tha se mirëpret marrëveshjen, për të cilën tha se do të forcojë demokracinë në Shqipëri. “Mirëpres marrëveshjen ndërpartiake në Shqipëri për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do forcojë edhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjitha palët që ta kodifikojnë këtë marrëveshje”, tha Sekretari i Shtetit Pompeo.

Deklarata është një qëndrim për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e kryeministri Edi Rama me një pjesë të deputetëve që thonë se nuk pranojnë ta votojnë. Postimi tani vonë në darkë i ambasadores është një përgjigje e hapur dhe e prerë e ambasadës se duhet zbatuar e votuar Marrëveshja, pa e dredhur bishtin qeveria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here