Zaloshnja zbulon si funksionon skema e blerjes së votave: Ja çfarë kam parë në Dibër, komisioneri i PS…

0
125

Analisti Eduard Zaloshnja tha në emisionin “Real Story”, në News24, se në shumë fshatra të vendit janë blerë votat.

Zaloshnja tregoi dhe skemën si funksionon blerja e votave, duke u shprehur se komisionerët e PD dhe PS janë komshinj dhe merren vesh me njëri-tjetrin, që një pjesë e banorëve të blihen nga njëri, pjesa tjetër nga tjetri.

Ai solli shembullin e Dibrës, duke thënë se në fshatrat më të thella dhe me më pak banorë të Peshkopisë dilnin papritur 4 mijë vota, në zgjedhjet e shkuara.

“Në këtë marrëveshje u arritën tre gjëra shumë të mira, identifikimi biometrik. Nga sondazhi që kam bërë, në 800 fshatra me nga 50 banorë kanë dalë nga 150 vota. Ja si funksionon: unë jam komisioner i PD në atë fshat, ti je i PS dhe je komshiu im. Atëherë unë do të lejoj dy banorë të fusin një numër votash, dhe ti do të lejosh ca të tjerë. Ndërsa me identifikimin biometrik, çdo votues mund të shkojë vetëm për veten e vet.

Çfarë kam parë në Dibër? Të gjitha fshatrat e Dibrës nuk ndodhi ndryshim. Ka më shumë dele në Kala të Dodës, se sa ka vota. Në fshatrat më të thella e me më pak banorë të Peshkopisë, papritur dilnin 4 mijë vota. Futja e gishtit është një fitore e jashtëzakonshme për opozitën, sepse blerja bëhet masive”, tha Zaloshnja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here