‘Rama tentoi të provokojë opozitën që ta largohej nga tryeza’, Kryemadhi: Nuk u pranua propozimi jonë, për të futur në komisionet zgjedhore gjykatës dhe prokurorë

0
115

E ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, , kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar dhe zbuluar disa detaje te reja nga dakortesia e arritur ne Kehsillin Politik per Reformen Zgjedhore.

 

Kryemadhi: BE ka bërë një investim të jashtëzakonshëm përsa i takon depolitizimit të administratës publike dhe një nga pikat më të egra të raportit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë përdorimi i administratës publike dhe presioni që është ushtruar ndaj saj.
Dhe për të mos lejuar që të kishte një lloj konfrontimi idesh, raportesh atëherë ne thamë: ti mos e lejo që të kenë të drejtën të marrin pjesë në komisione vetëm administrata publike, hapjua mundësinë gjithë njerëzve, gjyqtarë, prokurorë, noterë, pedagogë, etj.
Unë jam e bindur që një person i administratës publike dhe një person i pavarur, gjyqtar ose prokuror, ta zgjedhësh me short dhe në këtë mënyrë cili nga këta do të ishte i gatshëm të linte karrierën e vet dhe licencën e vet për dy vota në kutinë e votimit. Por, Rama nuk e pranoi këtë gjë sepse ajo që kërkonim ne ishte që ti nuk mund të më thuash mua që duhet të jesh vetëm punonjës i administratës publike. Po mirë por kjo administratë ka qenë e paaftë për të menaxhuar koncesionet. Po pse kjo administratë e paaftë për të menaxhuar buxhetin e shtetit qenka e aftë për të menaxhuar procesin zgjedhor? Pra, kishte një logjikë absurde. Në këtë këndvështrim u kuptua haptas që i gjithë loja dhe provokimi i Ramës ishte të largonte opozitën nga tavolina në mënyrë të tillë që nesër të thoshte që nuk hapen negociatat sepse fajin e ka opozita, etj, etj…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here