Rama, ndërsa sot flet për integrimin po “kap” edhe KLSh duke rrezikuar më tej demokracinë e rrugën europiane!!

0
110

Nga Tritan Shehu

 

Ne qershor te vitit 1997 nen garancine e Komunitetit Sant’Egidio dhe te miqve italiane, une me Fatos Nanon firmosem ne prag te atyre zgjedhjeve nje mareveshje ku midis te tjerave percaktohej qe dhe drejtuesi i KLSH do t’i perkiste opozites.
Nje mareveshje ajo per te krijuar disa ekuilibra e zbutur deri diku tensionet.
Keto dite me perpjekjet antikushtetuese te PS per te ndryshuar Ligjin e KLSh-se po tentohet “kapja” dhe e tij.
Kjo tentative tejet e rrezikeshme po ndodh kur kriza ne vend eshte unikale, pluridimensionale, kur kemi nje Parlament e Qeverisje Lokale moniste, kur kjo maxhorance po kontrollon drejtesine, kur jemi pa Gjykate Kushtetuese e te Larte, kur vendi po kthehet perseri ne nje “Republike te Kanabisit”, kur tensionet kane shkuar ne “qiell”:
–Te krijohet nje Zv.Kryetar i KLSh qe propozohet nga Komisioni Parlamentar i Ekonomise, i cili e mund ta drejtoje ate per tre vite…. – per te qeshur e per te qare ky “projekt” i maxhorances, qe dhe vete Maduro nuk do ta kishte perpiluar dot te tille, nje “deja vu” kjo e keq perdorur edhe per Prokurorin e Pergjithshem.
Ne fakt ky eshte nje ndryshim ligjor qe permbys cdo gje ne KLSh duke goditur demokracine, transparencen, luften kunder korrupsionit e konsolidon autokracine.
Si i tille ai duhet te sherbeje edhe si nje motiv i forte e sensibilizues, per te thirrur perseri ne mbrojtje te demokracise, Qytetaret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here