Kadia: Qeveria e ka lëshuar dorën, e sheh buxhetin e shtetit si të partisë së vet

0
157

Besart Kadia, ekspert i ekonomisë dhe drejtues i emisionit “Ekopolitikë” thotë për Rtv Ora se qeveria në mungesë të mbikqyrjes institucionale dhe pa një opozitë përballë e ka lëshuar dorën në keqpërdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit.

Kadia: Çdo qeveri që nuk ka asnjë mbikqyrje apo opozitë në krah e ka të lehtë të përdorë buxhetin shtetëror si pronë private. Kur nuk ka vëmendje publike dhe asnjë institucion tjetër që ta mbikqyrë përpos KLSH, bashkitë apo ministritë këto tre vite kanë liruar dorën për të abuzuar me fondet e taksapaguesve. 1/3 e fondeve që janë vetëm me një konkurrent të paracaktuar vërteton faktin se qeveria e sheh buxhetin e shtetit si buxhet personal të partisë së vet apo njerëzit e saj. Kjo është shqetësuese për ekonominë shqiptare, mirëqeverisjen dhe është shqetësuese për pasojat sociale dhe ekonomike në vend. Është kohë reflekltimi për mënyrën sesi menaxhohen tenderat shqiptarë. Qeveria e ka lëshuar dorën dhe është bërë krejtësisht e njëanshme në menaxhimin e parave publike.

Në raport, KLSH e vë theksin te prokurimet publike me vetëm 1 kandidat, që përllogariten të jenë 33% e totalit të kryera në vitin 2018.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here