A po “komandon” Dvorani njëkohësisht Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor? 

0
98

Ardian Dvorani, njeriu më problematik në sistemin e drejtësisë, i vetmi i cili mban mandatin më të gjatë në sistemin e drejtësisë (16 vite si anëtar i Gjykatës së Lartë, 7 vite nga të cilat përtej mandatit) sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, deklaroi se “shumë shpejt Këshilli i Lartë Gjyqësor, brenda dy ditësh, do të mblidhet për të vendosur për mandatin tim si Kryetar i KED”.

Ndërkohë në faqen zyrtare në internet të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nuk rezulton të ketë ndonjë njoftim publik për zhvillimin e ndonjë mbledhje me këtë objekt, pra për shqytimin e cështjes së mandatit të Ardian Dvoranit.

Ku e di Ardian Dvorani se KLGJ do të mblidhet, pasnesër?! E ka përgatitur ai rendin e ditës së KLGJ?

Dhe a e di Dvorani se çfarë vendimi do të marrë KLGJ?

Sipas ligjit është Kryetari i KLGJ zonja Naureda Llagami, që duhet të përcaktojë rendin e ditës dhe të kryejë njoftimet për mbledhje.Por koha e zbatimit të ligjit ka kaluar, dhe duket se tashmë këtë detyrë e kryen Dvorani, ndërkohë që cështja që do të diskutohet është pikërisht mandati I tij dhe vijimi I ushtrimit të detyrës.

Kjo tregon qartë se Ardian Dvorani, nuk është vetëm Kryetar i KED por dhe Kryetar i KLGJ-së.

Duket qartë se ai ka “autorizim të posaçëm” të Kryeministrit Rama për të kryesuar këto dy organe për të përmbyllur detyrën e caktuar për delegjitimimin e gjithë procesit të implementimit të reformës në sistemin e drejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here