T’i lemë ideologjitë, propagandat boshe, ta shohim realitetin drejt e në sy!

0
82

Nga Artan Fuga

Atë kam bërë në botimin tim me dy vëllime :

ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS,PASURISË në Shqipërinë pastotalitare,

sapo hedhur në treg nga PAPIRUS!

Gjendja ndërkombëtare në vitet 85 – 90 nxiste demokratizimin e Shqipërisë, kurse gjendja e sotme ndërkombëtare shtyn drejt një Shqipërie diktatoriale dhe tiranike!

Duhet ndryshuar i gjithë sistemi politik që të konsolidohet demokracia te ne.

Ose demokraci ose barbari thuhej dikur!
Me Covid19 dhe tërmetet, mund të thuhet : ose demokraci ose vdekje! Mungesa e demokracisë na rrezikon jetët!

Poqese nuk e kuptojmë këtë tani, do ta kuptojmë kur të jemi në Parajsë a në Ferr, por atëhere …

Perëndimi mbetet garanti i demokracisë shqiptare përndryshe ne përfundojmë të ndarë në njësite guerrile, çeta ballistësh, kompani partizanësh, turma fanatikësh, banda komitësh, hordhi të dhunëshme!

Kishim idealin e BE në vitet 90, por me ikjen e Anglisë, me dobësinë e BE në politikat e jashtme, ky faktor është zbehur shumë.

Dikur ishin vendet perëndimore që ushtronin presion demokratizues, por sot ata evropianë, fshihen pas Komisionit Europian që nuk ka potencial gjeopolitik, fatkeqësisht!

U rrit konkurrenca tregtare dhe politike midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çka në 90, shtynin në të njejtin drejtim demokratizues në Shqipëri!

U duke se bota po njihte Kosovën, por shteti i ri i Kosovës ka ngecur në ranishte në planin gjeopolitik dhe brenda vedit nuk jep imazhin që bota ka nevojë.

Populizmi në Evropë nuk do Shqipërinë. Dhe Europa nuk ka fuqi të na integrojë, e thënë tràç dhe pa rrena, çka i bën pushtetarët tanë të livadhisin sepse ata nuk e duan këtë integrim.

Në Shtetet e Bashkuara revoltat dhe kaosi social e bëjnë që vëmendja të largohet nga ne edhe më shumë.

Rusia në vitet 90 e dobësuar, e turpëruar nga dështimi, nuk ndikonte dot në Ballkan duke i lënë tëbraktisur fqinjët tanë sllavë. Por, Rusia tani e ka rimarrë veten dhe u rikthye te aleatët e vet sllavë duke i mbështetur fort.

U rikthyen në Ballkan edhe fuqitë e tjera si Rusia, Kina, Turqia, dhe secili tërheq nga vetja. Nuk dihet më se kush është spiuni i kujt, kush është agjent i kujt, kush paguan kë, kush bën lojën e kujt!

Dikur Austria, Gjermania, Italia etj. rivalizonin me fuqitë e tjera lokale antishqiptare për stabilizimin e Shqipërisë, kurse sot këto shtete veprojnë në suazën e Komisionit që ndikohet edhe nga një votë veto ta zemë holandeze, pa asnjë lidhje gjeopolitike me Shqipërinë, lëre me Ballkanin.

Pyet Mbretëresha e Danimarkës në një kontekst tjetër për zgjedhjet në Shijak!

Greqia dhe Italia në vitet 90 ndikonin për demokratizimin e Shqipërisë sepse nuk donin më shumë valë emigracioni. Tani që problemin e zgjidhën, marrëdhënia politike me këta vende është frigorifer e ftohtë, a thua se janë Burundi, ose Nikaragua!

Për të mos thënë që u zbeh energjia gjithëkombëtare e shqiptarëve sapo shqiptarët në vise përtej kufirit morrën të drejta.

Ja përse sot avantazhet gjeopolitike të demokratizimit janë zbehur në krahasim me vitet ’90.

Këtë analizë me hollësitë e veta dhe provat e faktet që duhen e kam bërë në botimin :

ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS,PASURISË në Shqipërinë pastotalitare!

Unë e kam bërë për ju, për vete, për ne, për Shqipërinë, por a dëshironi ju t’i hidhni një sy apo jo, ta lexoni apo jo, ta keni ose jo në bibliotekat tuaja, në mos për vete, për fëmijët dhe nipërit tuaj, për t’ua dhuruar atyre që interesohen për fatet e vendit – kjo është puna dhe e drejta juaj!

Unë detyrën time e kreva!

Image may contain: 1 person, text
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here