Meta publikoi SMS-të e diplomatit të huaj për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Rama: Ku qëndron problemi këtu? Kam biseduar me të për…

0
120

Pas publikimit të Presidentit Ilir Meta ditë më parë të mesazhit të një diplomati për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Edi Rama ben te paditurin ne studio.Rama thotë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje për përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, por për qëndrimin e PS për votimin e tyre në Parlament.

 

 

Rama: E para mendoj që bërja e mesazheve publike është një shëmti e madhe për çdo kënd dhe jo më për kreun e Shtetit dhe pastaj lëre më tutje për kreun e shtetit që komunikon me një diplomat të nivelit të lartë. Një shëmti që ndodh vetëm në Shqipëria për fat të keq dhe nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

Unë nuk disponoj kanale tv në shqip në shtëpinë time për të mos e shpenzuar edhe atë kohë të shkurtër që jam në shtëpi duke ripërtypur gjithçka që ndodh gjatë ditës dhe por të mbajtur fëmijën e vogël larg ekraneve që sipas meje u bëjnë një dëm specifikim më të rinjve.

Sigurisht i marr informacionet dhe nuk kuptoj ku qëndron problemi në atë mesazh dhe bëhet fjalë për të votuar në Kuvend dhe nuk bëhet fjalë për të deformuar kuadrin ligjor. Bëhej fjalë për votimin dhe drejtimin politik të partisë që drejton. Ku qëndron arsyeja për të shitur me një mesazh një marrëdhënie besimi mes kreut të shtetit dhe një diplomati dhe pastaj edhe dënglën e madhe që është prova e kapjes.

Unë kam bërë bisedën dhe biseda që unë kam bërë është se ne nuk kemi diçka me personin dhe lehtësisht mund ta votojmë në rast se është një zgjedhje e drejtë dhe legjitime. Fatkeqësia është për atë që e nxori dhe për ata që e komentojnë. Mua më vjen turp të shoh që mesazhe të shkëmbyera mes personave që dalin në publik. 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here