Standard.al

‘Ke tallur tr*pin me shqiptarët’/ Gazetari i kujton ‘Kurbanin’ dhe Avdylajt, Rama bëhet për ujë të ftohtë

0

Kryeministri Edi Rama dhe analisti Andi Bushati janë përplasur mjaft ashpër në emisionin e mbrëmjes së hënë në ‘Open’.

 Gazetari Bushati I ka kujtuar Ramës se duhet t’i rikthehet librit Kurbani dhe të shohë se çfarë ka shkruar, ndërkohë që kryeministri e akuzonte për shpifës.

Ndërkohë gazetari i ka kujtuar Ramës së ka ardhur në pustet me bandat dhe po ashtu e ka mbajtur.

Ja debatet mes Ramës dhe Bushatit:

Rama: Bushat ti je shpifës…

Bushati: Ju jeni kryeshpifës, megjithatë unë prapë po ju drejtohem me ju…

RamaQë ti je shpifës kjo nuk diskutohet …

Bushati: Unë e kam parë se çfarë keni shkruar për mua në Kurban. Nëse e keni shkruar vetë Kurbanin hape dhe lexo çfarë kë dhkruar për mua. Të kanë shkruar noj mesazh që je keq.

Rama: Ti je shpifës, shpif nga mllëfi…

Bushati: Aq shumë po ju merret goja … Nuk të kam parë ndonjëherë më keq

Rama: Shpif se më thua kriminel…

BushatiUnë nuk shpif… E dinë të gjithë shqiptarët …

Rama: Se e dinë të gjithë shqiptarët prandaj jam këtu ku jam…

Bushati: Po po me Avdylajt e me të tjerët …

Rama: Po po…

Bushati: Kur dolët në fillim dhe ju bëtë thirrje të pasurve të shesin jahtet ju përgëzova, ndërsa sot lehtësoni taksat pë rata që blejnë jahte…

Rama: Ju jeni komunist dhe më keq se komunistët. Janë shumë pak në shqipëri që kanë mundësi të blejnë jahte, nuk ishte për shqiptarët ky ligj.

Bushati: Pra ju paskeni tallur trapin me shqiptarët…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.