Standard.al

Ura e Matit ose Ura e Zogut e para 93 vitëve…

0

Nga Gjergj Marku

Ura e Zogut mbi Mat. Tom Shkreli me makinen e tij, kur ura sapo ishte perfunduar! (Foto: Shan Pici)

(E kujt nuk i ka bere pershtypje kjo ure aq e bukur ndertuar mbi lumin Mat, 93 vite me pare. Eshte inaguruar me 26/5/1927, projektuar nga ing. zviceran atehere ne moshe 30 vjecare Erwin Schnitter. (Me pare, ne vitin 1925, u be dhe projekti i pare nga ing. Gjerman Back, duke marre si pike ndertimi fushen e gjere. Rryma e Janarit ne 1926 tregoi egersine e kesaj rryme). Eshte e ndertuar me 6 (gjashte) harqe, gjithsecila nga 54 m. e gjate.

E ndertuar me cimento dhe hekur ne nje sistem nga me modernit per ndertime urash (per ate kohe), edhe sot e kesaj kohe, nuk e ka humbur bukurine dhe vleren.

Sipas gazetes “SHQIPNIJA” me Drejtor Dr. Leonidha Naci – (Tirane, e Marte 24/5/1927), ne inagurimin e saj muaren pjese deputete, senatore si dhe autoritete te Shkodres e Lezhes. Eshte – (po sipas gazetes ne fjale), nje inagurim solemn i me te pares veper te madhe per dobi publike qe Ministrija e P. Botore (nen drejtimin e te pa lodhurit Minister Musa Juka), kreu me iniciativen e vet plot energji….“Sa per punimin artistik te kesaj ure, e per hijeshine e saj nuk mund te zhvillohet si duhet nji pershkrim, e vetem kush ka rastin me e pa, mbetet i impresionuem per nji veper artit kolosal.…. Sipermarja e kesaj nga Ing. Mazorana &Co. e perfaqesume prej ingjinierit te vet ekzekutues Z. Erwin Schnitter, me nji zell e zotsi te cqueme mbrenda nji vjeti punimi e kreu pikrisht ne baze te kontrates, tue fitue ne ket menyre admirimin e simpatin e gjith atyne qi kane pase rasin ket shoqni ndertimi ne pune e siper” Cirilo Kasana).

Bashkëpunoi në zbatimin e projektit për Urën e Matit edhe ing i njohur Gjovalin Gjadri. Në vitet 1927-31 jetoi në Bashkimi Sovjetik, ku punoi në Institutin e Projekteve në Moskë, dhe pas kesaj rikthehet me projektet e urave ne Shqiperi, ku fale tij, materializohet ura e mrekullueshme e Gomsiqes)

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.