Shpërthen Vasili: Për shkak të Ramës janë shtuar 3 kushte shtesë për integrimin!

0
94

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se rilindja dhe Edi Rama janë identifikuar si grabitës të votës dhe për shkak të tyre, ne na janë shtuar 3 kushte shtesë për integrimin.
Në një intervistë për “Ora News”, Vasili thotë ndërkombëtarët patën rol të rëndësishëm në Reformën Zgjedhore, pasi raporti me Ramës i tyre është kompromentuar.

“Rilindja dhe Edi Rama janë identifikuar si grabitës të votës dhe për shkak të tyre, ne na janë shtuar 3 kushte shtesë. Në 2016 kur kemi marrë rekomandimin e parë, kemi pasur 5 kushte, ndërkohë për shkak të Edi Ramës, votimet e 2017 dhe 2019, u shtuan 3 kushtet shumë të rënda.

U shtua bërja e reformës zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral që vazhdon edhe sot e kësaj dite që të jetë i bllokuar. Për këto arsye të mëdha patën një rol të rëndësishëm ndërkombëtarët, që t’i bënin të kuptonte Edi Ramës se raporti me ta është kompromentuar dhe e njohin mirë se kush është. Ai bëri hapa pas për të mos u përballuar me një reagim që do të ishte shumë i rëndë për të dhe për vendin”,- shprehet Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here