Standard.al

Rrahje protestuesish dhe gazetarësh në protestat në SHBA/ Ministri i Jashtëm francez: Janë të papranueshme

0

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, në një intervistë dhënë për mediat e huaja ka thënë se dhūna ndaj protestuesve dhe gazetarëve paqësore në demonstratat e SHBA-ve janë të papranueshme.

I pyetur në lidhje me protestat e shumta që kanë përfshirë qytete të tëra në Amerikë, Le Drian deklaroi se është e rëndësishme që njerëzit të lihen të protestojnë në mënyrë të lirë. “Cdo veprim dhune ndaj demonstruesve apo gazetarëve në protestat në SHBA është i papranueshëm”, deklaroi Le Drian.

Pamjet që tregojnë sesi George Floyd vdes gjatë kohës që arrestohet në Minneapolis më 25 maj shkaktuan një zemërim të gjerë, duke bërë që në shumë qytete amerikane të ketë protesta.

Protestat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të botës, përfshirë edhe Francën. Protestues të shumtë në Paris kanë dalë në sheshe për të dënuar vdekjen e Floyd.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.