Standard.al

Epike nga Manjani: Kjo zonja do pranohet në policinë që i rrahu të birin, nëse ndodh…

0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas ndjeës publike dhe takimit që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, zhvilloi me nënë e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, Zaida Çobo, të cilën vetëm pak ditë më parë e denigroi.

Pas pas ndjesë publike, Çobo ka tërhequr dhe padinë ndaj Veliut.

Në reagimin e tij Manjani shkruan se tani zonja do të pranohet edhe në polici, duke ju referuar një deklarate të bërë nga vetë Çobo e cila tha se për pak pikë humbi shkollën e policisë.

Sipas Manjanit nëse kjo ndodh atëherë kjo nuk do të quhet më ndjesë por qokë.

Ja postimi i Manjanit

Besoj tani do pranohet në polici kjo zonja. Në policinë që i rrahu të birin.

Nëse kjo ndodh, nuk quhet ndjesë, por qokë…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.