Yuri Kim mbledh deputetët e opozitës parlamentare, do t’i bindë që të votojnë marrëveshjen…

0
103

Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për administrimin e zgjedhjeve nga 4 përfaqësuesit e Këshillit Politik, ambasada amerikane ka thërritur në një takim opozitën parlamentare.

Takimi do të mbahet rreth orës 10:00 në ambientet e rezidencës amerikane, dhe duket se do të synojë bindjen e deputetëve që të japin votën e tyre në Kuvend, për marrëveshjen që u arrit dje. Për ndryshime që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor, duhet 84 vota në Kuvend, që momentalisht mazhoranca e Edi Ramës nuk i ka, por që mund të arrihen lehtësisht me prurjet e reja në Kuvend, nga listat fundore të PD-së dhe të LSI-së.

Një prej përfaqësuesve të opozitës parlamentare Myslim Murrizi deklaroi votën e tij dhe të deputetëve të tjerë të grupit, kundër kësaj marrëveshje, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë të njëjtin qendrim pas përfundimit të takimit me ambasadoren Kim.

Opozita parlamentare përfaqësohej në Këshillin Politik nga deputetja Rudina Hajdari e cila kishte premtuar se do të luftonte deri në fund për ndryshimin e sistemit zgjedhor, por në fund të ditës hodhi firmën në një marrëveshje, që duket se arrin shumë pak nga ato që ishin premtuar në fillim nga aktorët politikë.

Vetë Hajdari tha mbrëmë se ajo nuk mund të bëhej pengesë për procesin e integrimit të vendit, duke qenë se miratimi me konsensus i Reformën Zgjedhore është një nga kushtet e lëna nga Bundestagu, në mënyrë që të çelen negociatat përfundimisht me vendin tonë nga BE.

Çfarë tha dje pas marrëveshjes Hajdari

“Nuk ka qenë një gjë e lehtë se të quhej një Reformë duhet të kishte edhe elementë të tjerë. Ajo që mund të them sot është që minimalisht nëse do e bllokonim, do isha vetëm unë që do e bllokoja do dukej sikur nuk do e doja rrugën drejt BE. Besoj se ajo që është e dukshme është se opozita parlamentare ka qëndruar në parlament për t’ja shtruar rrugën Shqipërisë qoftë për reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, por duhet të jemi vigjilentë se nuk ka thjesht dëmtim të Komisionit të Zgjedhjeve, por edhe demokracisë.

Partia Socialiste, mazhoranca e ka kapur pushtetin dhe jam e bindur që shumë njerëz që er kanë parë se sa e drejtë është kjo kauzë, një diskutim që nuk ishte fare në axhendë dhe kjo bisedë është hapur në çdo tryezë, të gjithë janë koshientë që hapja e listave garanton Shqipëri funksionale. Kushto që të vijë pas Edi Ramës, të mos sillet si Edi Rama. Ne e kemi parë në këto 30 vite të njëjtët aktorë duke u sjellë në të njëjtën mënyrë, shpresoja që në Reformën Zgjedhore ta kishim dhe këtë pikë.

Nuk mund të futemi në Bashkimin Europian nëse nuk jemi si BE. Unë sot mora garancinë më së tepërmi nga ambasada amerikane, nga delegacioni i BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do vazhdojë, do flasim për lista të hapura, për ligjin e referendumeve që e kam depozituar në Kuvend dhe po merr udhën e vet. Çështja e fundit dhe e rëndësishme është vota e diasporës. Këto tre gjëra që në fakt orientohen drejt publikut shqiptar dhe Shqiptarëve që duan një vend më të mirë, që besojnë se ditë më të mira do të vijnë por duhet të kemi durim dhe vendosmëri që këto çështje të ecin përpara

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here