Standard.al

“Teatri histori, që nuk fshihet me gomë!”/ Aktorja e mirënjohur rrëfen karrierën në skenë: Garderoba? E quajtën stallë, por ishte magji

0

Mes kujtimesh e shumë emocionesh, aktorja e mirënjohur, Roza Anagnosti rrëfen në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, jetën e saj si aktore e Teatrit Kombëtar. Me disa tituj mbi supe ndër to, ‘Mjeshtre e Madhe’, ‘Nderi i Kombit’, dhe me një karriere 55 vjeçare, Anagnosti, përcjell emocione të forta të përjetuara në atë skenë

Çfarë kujtoni ju nga hera e parë në skenën e Teatrit Kombëtar, në paskuinta, në gardeborën tuaj, në paskuinta…

Tani e quajnë stallë, po ajo ishte një magji. Salla ka qenë gjithmonë shumë komunikuese me publikun, kabinat kanë qenë të vogla të pastra, me ndriçim, pasqyra. Kadri Roshi rrinte një orë e gjysmë përpara shfaqjes, një orë përpara të gjithë aktorët dhe kishte mikrona, nuk kishte nevojë të rrije anash. Ishte Gjergj Zagora që ishte inspektor i skenës, njoftonte për aktet në skenë. Më kujtohet Erminia, e cila bënte paruket dhe na shikonte si vajza, pasi visheshim në skenë ajo do na jepte viston. Një qetësi absolute, kishte një disiplinë artistike të mrekullueshme. Unë mundohesha të thithja cdo gjë, nuk kam fol shumë, kam dëgjuar më tepër. Kam punuar me artistë që më kanë dhënë jetë në atë skenë. Një jetë artistike kaq e gjatë ka edhe dhimbje, ka edhe lot, gëzime, duartrokitje.

Dua të ndajmë bashkë disa nga provat gjenerale që ju i bënit gjithmonë…

Më parë ishte prova në tavolinë, ku bëhej zbërthimi i gjithë ideve dhe cdo aktor përflitesh të gjente figurën po nga ana logjike tani, veprimet e aktorit. Puna jonë nuk thuhet edhe me fjalë,është një proces i brendshëm. ndodh në brendësinë tënde, që në momentin që ndan rolet, nis procesi krijues. Në film i thonin u ndezën motorët. Në provën gjenerale ishte këshilli artistik, dhe gjithë kolegët që nuk ishin pjesëtar dhe bëhej një diskutim. Kur vinte Dhimitri e dija se ishte dita më e rëndë, se e dija që ai ishte i pamëshirshëm në vërejtje por edhe më e bukur. Dhe për të gjithë artistët ishte ditë feste kur jepej premiere, dhe bëhej një ditë pushim e më pas vijoj me shfaqjet. Në provat gjenerale ishin edhe familjarët, sepse ka nevojë aktori, edhe regjizori të ndjejë sallën, është bashkëpunimi shumë i ngushtë. Plus artisti është shumë i brishtë, sa i brishtë aq edhe i fortë është.

Në këtë rrugëtim tuajin kush kanë qenë miqtë kolegët që kanë rrugëtuar bashkë me ju, e keni patur një marrëdhënie mjaft të mirë bashkë?

Unë kam pas fat që kam punuar me një brez të tillë artistësh. Ndër aktoret e para ishte Liza Vorfi, ishte ndër themelueset në Radio Tirana, një artiste me një finesë të jashtëzakonshme, më pas Drita Pelinku, Behije Çela, Logoreci, Violeta Manushi, Marjeta Kallamata, Esma Agolli, Besa Imami, Margarita Xhepa, Afërdita Taçi, Marta Burda, Edi Luarasi, Mimika Luca, Pavlina Mani, Elida Janushi, Marjeta Ljarja, Luiza Xhuvani, Eva Alikaj, cdo brez dhe cdo dekade kishte gjëra të reja. Koha ecën evoluon dhe e bukura ndryshon. Aktorët si Mihal Popi, Loro Kovaci, Pjetër Gjoka, Sandër Prosi, Prokop Mima, Lazer Filipi, Sulejman Pitarka, Ndrek Luca, Roland Trebicka, Ndrenika, Vlashi, Shkezi, Resuli, Qirjaqi… arti jonë ka edhe teknikë. Nuk mund t’i harrosh, drejtuesit e parë, një njeri i jashtëzakonshëm i Xhemal Broja etj. Riza Hajro e bëri gjithë skenën dhe studio laborator, varet shumë nga ai që drejton, apo Muharrem Shtylla, Pirro Mani, janë shumë. Ka shumë rëndësi drejtimi i institucionit, cfarë vizioni ka, ku do ta cojë, sepse është Teatri Kombëtar, nuk është shaka. Teatri Kombëtar ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me fjalën, me gjuhën shqipe, me fol bukur. Në Radio Tirana, gjithmonë fillonte me orën gazmore e pastaj me Teatrin në ekran, poezi, historia e popullit ndër shekuj etj. Për këtë punë që ndodhi tani duhet të ishin të gjithë sensibël. Aty ëshë realizuar teatri i operas për herë të parë, Ansambli, Instituti i Arteve. Ajo është histori. Nuk fshihet me gomë historia!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.