Standard.al

Rrëfimi rrëqethës i gruas: Nga bashkëshorti kam pasur vetëm dhunë…kërkoj ndihmë nga shteti…

0

Babai që u arrestua një ditë më parë, ishte shpallur në kërkim, teksa mbajti peng djalin për 20 muaj me radhë në mal, ishte denoncuar nga bashkëshortja për dhūnë.

Në nëntor të vitit 2018, Alban Buraku mësohet se ka dhūnuar e tentuar të vrāsë bashkëshorten e tij, Lindita Buraku. Nga dhūna e ushtruar, gruaja mori lëndime në disa pjesë të trupit dhe mori mjekim në Spitalin e Rrëshenit, ndërsa rastin e dhūnës e denoncoi menjëherë në Polici.

Dhūnën e ushtruar nga bashkëshorti gruaja e ka bërë publike edhe në media, duke deklaruar se në vazhdimësi burri e dhūnonte atë dhe fëmijët.

“Prej vitesh, nga bashkëshorti kam pasur vetëm dhunë, si unë ashtu dhe fëmijët e mi, por ngjarja e fundit ishte shumë e rëndë. Erdhi në shtëpi dhe me goditi, duke më shkaktuar fraktura në kokë, qafë e pjesë të tjera të trupit.

Në këto kushte njoftova Policinë, por blutë, në vend që të vinin ta kapnin, e kishin njoftuar burrin dhe jam larguar me shpejtësi nëpër mal nga frika se edhe mund të më vriste. Kam katër fëmijë dhe i dhūnonte në vazhdimësi”, ka deklaruar Lindita Buraku, teksa ndodhej e shtrirë në krevat si pasojë e dhunës së bashkëshortit.

Pas denoncimit të gruas, blutë e shpallën menjëherë në kërkim, por burri agresor arriti të arratisej, duke marrë me vete dhe fëmijën e mitur, me të cilin ka qëndruar në zonën e Kurbneshit për 20 muaj.

GRUAJA E 44-VJEÇARIT: DESHI TË MË THERTE ME THIKË

Dy vite më parë, Lindita Buraku denoncoi dhūnën e bashkëshortit, Alban Buraku, që ushtronte ndaj saj dhe katër fëmijëve të mitur. Paditësja dhe 4 fëmijët gjatë kësaj periudhe kanë jetuar te prindërit e saj, ndërsa i mungonte djali i saj i vogël që ia kishte marrë ish-bashkëshorti pas divorcit.

Ky i fundit, sipas vendimit të Gjykatës, kishte si detyrim të paguante një pension ushqimor prej 20 mijë lekësh në muaj për fëmijët. Po ashtu, Gjykata ka dhënë urdhër që Alban Buraku të mos i afrohej bashkëshortes së tij atë kohë.

“Më goditi në kokë, në qafë, më ka hedhur në tokë. Pastaj kam njoftuar Policinë, por edhe kjo e fundit në vend që ta kapte, nuk e ka bërë dhe burri më ka ardhur sërish. Kam ikur dhe jam fshehur në pyll si krīminelë.

Kam vajzat, djalin 5 vjeç, kush do të kujdeset për ta. Kam tri vajza dhe një djalë. Ai më ka goditur me vegla, me çfarë të ketë në dorë, tërheq zvarrë fëmijët.

Para 7 vitesh e kam denoncuar, pasi ka dashur të më vrasë me armë. Ai doli pas 3 ditësh që e mbajti Policia, erdhi duke m’u lutur.

Pa bërë muajin donte të më therte me thikë. Fal një herë, fal dy, tri herë. Nuk mundem më… Kërkoj ndihmë nga shteti.

Dua t’i kem mirë fëmijët…të më ruajnë fëmijët”, shprehej dy vite më parë Lindita Buraku./ Panorama

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.