Roza Anagnosti: Teatri u la në mjerim, ai që drejton institucionin ka përgjegjësi, s’vuri një gozhdë

0
96

Aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti bën përgjegjës drejtuesit e Teatrit për gjendjen në të cilën ajo godinë ndodhej. E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, ajo thotë se teatri ishte neglizhuar totalisht, asnjë gozhdë nuk ishte vendosur nga drejtuesit e institucionit.

Në c’kushte keni punuar në skenën e Teatrit, në vitet e fundit. Si ka qenë të punosh për ju në Teatrin Kombëtar dhe a ishte nevoja e prishjes së asaj godine..

Aman mos ma përmend.. nuk mund ta them, e kam të vështirë të them me gjithë ato kontribute… Ndryshe është Nisida, të vije ti, të shkoja në oborrin e Teatrit, të shkoja në kabinën time, në skenë. Ajo është histori, ti prish memorien. Ti prish historinë, identitetin tënd. Nuk e di… Edhe kur kam shkuar që i kam mbështetur ato, i kam mbështetur me gjithë shpirt, sepse e quaj me vlerë të jashtëzakonshme. Dhe këtë nuk e kam thënë unë, e kanë thënë profesionistë në radhë të parë. Teatri sigurisht që kishte ndryshuar, po i kujt është faji? I kujt faji? Ai që drejton institucionin ka përgjegjësi të madhe të krijojë atmosferë. Edhe në shtëpinë tonë jo të gjithë janë të pasur, por janë të pastër. I krijojnë atë atmosferë që aktori të japë më të mirën. Ishte neglizhuar totalisht. Unë kam punuar me Elektrën, një punë e jashtëzakonshme. Kemi shkuar edhe në Selanik me këtë pjesë, dhe ato janë befasuar me punën tonë, sepse aktori nuk e neglizhon punën. Asnjë nuk duhet të neglizhojë punën e vet, gjithësecili duhet të bëjë punën e vet. Pse e mora ta drejtosh? Cfarë bëre ti? kërkoi llogari vetes në radhë të parë. Duhet të kenë përgjegjësi, cdo njeri ka përgjegjësi në punën e tij.

Pra, ju keni rezerva për drejtimin e atij Teatri?
Po sigurisht. Fajtor në radhë të parë bëj atë që ka drejtuar institucionin, që nuk ka vënë asnjë gozhdë. Nëse e pa në mjerim, atëherë rregulloje. Edhe mua m’u prish shpia nga tërmeti, m’u ça, mora punëtorin. Trishtohesha kur i shihja, por mu rregullua, e ndjeja veten mirë. Ajo sallë kishte nevojë. Kur kemi shkuar ne, ka pas ngrohje në atë Teatër, ishte impresionuese. Kush nuk ka pas dëshirë të interpretonte në atë skenë. Të gjithë ato të mëdhenj, që edhe kanë heshtur një pjesë, ajo skenë i ka bërë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here