“Opozita funksionoi si Dream-Team”/ Vasili: Kam pasur kontakte intensive me Bashën e Kryemadhin, asnjë me Metën

0
82

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka thënë se raportet PD- LSI një vit para zgjedhjeve parlamentare janë si asnjëherë më parë.

”Zero kontakte me Ilir Metën. Me Bashën dhe Kryemadhin kam pasur kontakte intensive. Në Bruksel dhe kudo e kanë shumë të qartë se kush ishte i bindur për të mbyllur reformën dhe jo, kush ishte i gëzuar që kjo po ndodhte dhe kush jo, si dhe pretendimet e opozitës.

Nuk ka pasur ndonjëherë ditë të këqija, por ditë më të mira se sot nuk ka pasur. Perfekt Kryemadhi- Basha. Me të gjithë liderat e opozitës, ka funksionuar si kurrë më parë si skuadër, ku më së mirë të gjithë kanë luajtur rolin e tyre. Opozita funksionoi si Dream- Team.”- tha Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here